Policia e Lezhës ka zbardhur dinamiken e plagosjes së dy të rinjve mbrëmjen e së dielës në qytetin e Shëngjinit. Nga hetimet rezulton se objekt i sulmit ka qenë 28-vjeçari Florjan Dushku, ndërsa 19-vjeçari Samet Bercaj u plagos aksidentalisht i gjendur rastësisht në vendin ku ndodhi ngjarja.
Policia bën me dije se për të identifikua dhe kapur autoret e kësaj ngjarje janë shoqëruar në komisariat 18 persona të cilët po merren në pyetje, por ende nuk ka asnjë të ndaluar. Gjithashtu janë kqyrur dhe administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes të cilat pritet të ndihmojnë policinë në identifikimin e autoreve.
Blutë e Lezhës të mbështetur dhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës kanë ushtruar kontrolle në 7 banesa dhe ambiente, por që ende nuk është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autoreve të kësaj ngjarje. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e motiveve, fakteve dhe rrethanave të ngjarjes thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës. Plagosja e Florjan Dushkut dhe Semet Bercajt ndodhi mbrëmjen e së dielës në qendër të qytetit të Shëngjinit për motive ende të paqarta.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com