Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, shkak dyshohet e shkuara e ish-policit! Shoqërohen disa persona, sekuestrohen kamerat e sigurisë në disa biznese

Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, shkak dyshohet e shkuara e ish-policit! Shoqërohen disa persona, sekuestrohen kamerat e sigurisë në disa biznese

Gentjan Bejtja

Gentjan Bejtja, i cili i shpëtoi një atentati dje në Fushë Krujë, rezulton me një të shkuar jo pak problematike, që dyshohet se solli dhe ngjarjen. Ish-efektivi i policisë njihet ndryshe edhe si anëtar i bandës së Niklës, ndërsa disa vite më parë ai së bashku me Enver Stafuka u arrestuan pasi kishin vjedhur autoveturën e cila u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Gjithashtu është arrestuar dhe për arsenal armesh dhe dyshohet si person i përfshirë në shumë krime kundra personit e pronës.

Policia ka shoqëruar disa persona të cilët mendohet të kenë parë lëvizjet e atentatorëve si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë në disa biznese në zonë për të parë nëse kanë fiksuar material të vlefshëm për zbardhjen e ngjarjes.

Bejtja ka deklaruar se është qëlluar pas shpine dhe nuk i ka pare autoret. Ai ka qenë pre e një atentati tjetër në vitin 2016 u një sasi eksplozivi ju vu makinës së tij e cila shpërtheu në lëvizje. Në atë kohë Bejtja u plagos rendë dhe fill pas asaj ngjarje ai u largua drejt Italisë nga ku u kthye rreth 2 muaj më parë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:30 në fshatin Larushk, pranë një kaburanti, ku Bejtja u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa ishte në lëvizje me makinë. Për pasojë Bejtja humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku mbeti i plagosur edhe Klodian Stafuka që po udhëtonte me të.

Të dy të plagosurit, njëri nga plumbat dhe tjetri gjatë daljes së mjetit jashtë rrugës, janë paraqitur në spitalin e Traumës në Tiranë ku kanë marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë