Atentati ndaj Gentian Bejtjas, shoqërohet në polici Durim Bami dhe Marklen Haka

 

Durim Bami, Marklen Haka dhe Valter Bami, janë shoqëruar në polici pas atentatit të kryer ndaj Gentian Bejtjas, atentat ku mbeti i vdekur kunati i tij Ramazan Sino dhe dy djemtë e tij të mitur. Burime për Report Tv bëjnë me dije se familjarët dhe vetë Gentian Bejtja nuk janë pyetur akoma për shkak të situatës me fëmijët. Në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 30 gëzhoja. Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka dikur kanë qenë miq me njëri-tjetrin por u prishën pas zhdukjes së Enver Stafukës.

Tre të shoqëruarit njihen si tre të fortët e Niklës, pasi kanë rekorde të theksuara kriminale në të shkuarën. Durim Bami nga Kruja është një emër i njohur nga drejtësia, por sidomos nga publiku dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Valter Bami është vëllai i Durim Bamit edhe ky një emër i njohur i botës së krimit.

Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah. Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash. Në janar të këtij viti ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona.


Lajmi kryesor:

Atentat për herë të 3-të Gentian Bejtjas në Krujë, i vrasin kunatin dhe i plagosin dy djemtë! Shoqërohen tre të 'fortët' e Niklës! 'Shënjestra' s'ishte në banesë


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë