Atentati i dështuar ndaj Inez Hajrullës në 2019 në Vlorë, Gjykata e Apelit nuk ndryshon vendimin për 5 të pandehurit

Atentati i dështuar ndaj Inez Hajrullës në 2019 në Vlorë, Gjykata e Apelit nuk ndryshon vendimin për 5 të pandehurit

Inez Hajrulla dhe pamje nga atentati

Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi masën ndaj 5 të pandehurve për atentatin ndaj Inez Hajrullës në 2019. Gjykata la në fuqi vendimin e datës 22 nëntor të vitit të kaluar. Pra 35 vjet për Daut Elmazin dhe Gentjan Dautajn, të dy të akuzuar për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.  Për po të njëjtat akuza, treshja e gjyqtarëve u la në fuqi dënimi me 30 vite burg Igli Memaj dhe me nga 25 vite, edhe Serxhio Ademin dhe Albano Goxhajn.

Më 10 maj të 2019 në Vlorë, Inez Hajrulla u shpëtoi plumbave që u qëlluan nga një automjet në lëvizje. 

Si ndodhi sulmi me armë ndaj Inez Hajrulla

Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh  janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.

Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht. Për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë policia dhe prokuroria e Vlorës kanë sekuestruar disa pamje filmike, nga të cilat evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit , ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.

Pikërisht në këtë momen gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrulla, i cili shfaqet duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”, ku më pas armën ia merr nga dora, Ervis Matodashaj, i cili ikën në drejtim nga ikën dhe automjeti i agresorëve. Pas vetëdorëzimit në polici, Ervis Matodashaj ka shpjeguar se armën e zjarrit të përdorur në këtë ngjarje nga Inez Hajrulla, e kishte hedhur në një territor në lagjen “Pavarësia”, armë kjo e cila më pas u gjet, e cila është një pistoletë prodhim Italian. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oslo: 18/09/2023 19:05

    Vetem fare inesi ishte kur keta legenat shkuan per ta vrar inesin keta 9 veta te armatosur deri ne dhemb ines vetem fare me nj pistolet ne dore u doli perball pa levizur fare sa pan inesin iken si lepuj lere pastaj doqa dhjeu ne brek nga frika..inesi trim mbi trimat papa si iken keta ore si lepuj 9 burra dhjen ne brek te gjith

    Përgjigju
  • Erik: 18/09/2023 16:09

    Keto jane vendime qe te thyejne brinjet, keshtu duhet te jete drejtesia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot