TIRANË- 150 vite burg dha Gjykata e Apelit të Vlorës këtë martë për 5 të akuzuarit që u shpallën fajtor për atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrullës, ngjarje kjo e ndodhur në 10 maj të vitit 2019. Trupa gjykues e përbërë nga Pëllumb Zaimi, Entela Gjoni dhe Adelajda Gjyzi, dënoi më nga 35 vite burg Daut Elmazin dhe Gentjan Dautajn, të dy të akuzuar për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuase” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Për po të njëjtat akuza, treshja e gjyqtarëve dënoi me 30 vite burg Igli Memaj dhe me nga 25 vite, edhe Serxhio Ademin dhe Albano Goxhajn.
Por, ndodhi atentati 2 vite e gjysmë më parë?
Më 10 maj të 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, skemë tipike e eliminimeve mafioze, teksa ishte ulur në një lokal. Ai mundi t’i shpëtoj atentatit, por u plagos në mënyrë rastësore Dajko Cenodemaj që po pinte kafe. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko. Pati dyshime të forta se atentati u krye si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur.
Për këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të Santiago Malkos, ngjarjes së ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” disa vite më parë.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë
27 Nëntor, 15:07
-
Vlorë/ U kap me makinë “Range Rover” të vjedhur në Itali, Policia procedon për trafik mjetesh 34-vjeçarin
27 Nëntor, 13:16
-
Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari
27 Nëntor, 12:52
-
Reportazh/ Fshati Bajkaj i Delvinës në 'luftë' me etjen! Një dramë njerëzore mes premtimeve të pambajtura dhe shterimit të burimit të ujit
27 Nëntor, 10:27
-
Vlorë/ 250 punonjës të Fasonerisë në protestë për kushtet e punës, 8 muaj nuk paguhen siguracionet
27 Nëntor, 09:06
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
26 Nëntor, 12:29
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor, 10:48
-
Shisnin fishekzjarrë pa leje në Vlorë, në hetim pronarët e 3 dyqaneve
23 Nëntor, 11:20
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)
23 Nëntor, 08:29
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor, 21:09
sic ka bo do e gjej nuk e njoh por per derisa i kan bere me shum se nje atentat do e ket shkelur dhe ky derrasen e kalbur me shum se nje here
PërgjigjuEh eshte shum trim inesi ky vetem fare ata ishin te armatosur deri ne dhemb nent veta i mori perpara inesi si lepuj iken me vrap nga frika ata gangesterat ,,,