Atentati ndaj Mimoza Kusarit
një "telenovelë" e njëjtë si Doshi?

Atentati ndaj Mimoza Kusarit<br />një "telenovelë" e njëjtë si Doshi?
Është lënë i lirë për mungesë provash Gramoz Nokshiqi, i akuzuari kryesor për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Dy ditë më parë Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë publikoi lajmin se është zbardhur skenari për tentativë vrasjeje e Kusarit por brenda 24 orëve e njëjta Prokurori ka pohuar se nuk ka prova. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja kosovare “Koha ditore” ndërsa përvec dëshmisë së Nokshiqit nuk disponohet asnjë provë tjetër që implikon atë për tentativë vrasjeje ndaj Kusarit.

Më parë policia arrestoi Nokshiqi banues në fshatin Llugaj të Tropojës si autori i vrasjes së mbetur në tentativë.

Vrasja e mbetur në tentativë ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila është kthyer një telenovelë ashtu si atentati i prentenduar ndaj deputetit te Kuvendit te Shqiperise Tom Doshi.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror