Policia e Tiranës ka zbardhur detajet e atentatit me armë mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, ndaj biznesmenit të ndërtimit Lulzim Kazani. Sipas policisë, 56-vjeçari i cili mori vetëm një plagë në dorë nga të shtënat me armë, ka pasur konflikte të vazhdueshme me tre vëllezër për një pallat tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës.
 
Në një njoftim zyrtar policia nuk i referohet si autorë tre vëllezërve në konflikt me ndërtuesin, por deri më pista kryesore e hetimit është përqëndruar në konfliktet e nisura mes tyre prej vitit 2013.  
 
Tre vëllezërit Shkëlqim, Arben dhe Frederik Barmeta, banues në Tiranë, janë hetuar edhe më parë, pas kallëzimeve të biznesmenit Lulzim Kazani për pengimin me forcë të ndërtimit të pallatit tek Shkëmbi i Kavajës.

Kazani ka kallëzuar në shkurt të 2013-ës Arben B. 44 vjeç, i cili është ndaluar nga policia në prill të 2013-ës. Ndaj tij ka nisur edhe një procedim penal për veprën penale të "vetëgjyqësisë".

Vëllai tjetër i tij Shkëlqimi është hetuar në mars të 2013, po për vetëgjyqësi.
 
Në muajin korrik 2014 Arbeni dhe Frederiku e kanë goditur me mjete të forta ndërtuesin Lulzim Kazani,.
 
Edhe vetë Kazani është hetuar në gjendje të lirë në shkurt të 2014-ës  pasi Frederik B. e ka kallëzuar për veprën penale "pushtimi i tokës".

Kazani mbeti i plagosur mbremjen e se merkures ne zonen e Komunes se Parisit, ku u qellua me arma "Tomson" sapo zbriti nga makina ku ndodhej dhe me gruan e tij.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)