Grupi që i bënë atentat ish prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ku humbi jetën shoferi i prokurorit Andi Maloku, akuzohen edhe për trafik droge. Ndaj të arrestuarve për këtë dosje, SPAK, ka caktuar një masë të dytë sigurie arrest me burg për anëtarët e këtij grupi, për këto akuza. Nga hetimet e thelluara, ka rezultuar se këta persona përveç ngjarjes kriminale të nëntorit 2019, janë përfshirë edhe në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në vende të Bashkimit Evropian. Aktiviteti në vitet 2020-2021.
Burime pranë institucionit të akuzës bëjnë me dije se anëtarët e këtij grupi janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal brenda dhe jashtë vendit.
Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar arrest me burg për Ramazan Rrahjen, Julian Pjetrit, Gent Nerjaku alias Akil Nerjaku e Bashkim Haxhisë. SPAK tregohet e rezervuar për rastet dhe sasitë që ky grup ka trafikuar.
Atentati ndaj prokurorit Ndoja
Në vitin 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6%
-
Pak
86.7%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 218
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!
28 Mars, 20:02
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Besnik Jakaj: Meta doli në listë të hapur pasi ka mbështetje, jo shkrirje të SPAK por reformimin! Bala: Kandidimi i tij për të dal nga burgu
28 Mars, 18:20
-
Në SPAK rezistenca kundër resortit të Bashkim Ulajt në Velipojë! Banorët: Ja si na u grabit prona! T’i tregojmë shtetit çfarë kriminelësh ka këtu
28 Mars, 18:09
-
‘Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt’, Basha: Të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve
28 Mars, 15:38
-
Kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, ja kur do të mbahet seanca për Berishën në Gjykatën e Lartë
28 Mars, 14:02
-
Mbahet në GJKKO seanca për inceneratorin e Tiranës/ Taulant Tushe letër nga burgu: Më kanë burgosur pa gjyq! Për koncesionin s’ka pasur ankesë në Agjencinë e Prokurimeve
28 Mars, 13:42
-
Nga Backlog në Kolaps, gjyqësori i Shqipërisë në buzë të një "gremine"
28 Mars, 13:34
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, në korrik të 2024 iu vendosën tritol në derë! Akuzuan Nuredin Dumanin për sulmin
28 Mars, 11:50
-
Banorët protestë mes lotësh kundër ndërtimit të resortit luksoz të botuesit Ulaj në Velipojë, protestë para SPAK: Pronat na i grabiti i forti! Berisha hesht (VIDEO)
28 Mars, 10:14
-
Sondazhi/ Listat dhe intimidimi i drejtësisë, Kikia: Për Berishën i prisja më keq shifrat! Sefa: PS strategji më të mirë me kandidatët! Hoxha: Rrezik për drejtësinë është qeveria
27 Mars, 22:47
-
Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi! SHBA, BE e Britania e Madhe pro SPAK
27 Mars, 21:04
-
'I denjë për serial NETFLIX'/ Rama replikon me Bashën: E di që s'doje ta merrte vesh mileti dashurinë tonë, por më foli zemra! SPAK-un s'doje as ta votoje, i ngjite gjumin armikut të kënetës (VIDEO)
27 Mars, 19:22
Mirë këtapor më duket se po fshihet me wëllim mbrojtie në heshtie e shkakut.Qëta dini pop.ynë ka një shpreje atë,me elefandin e mizën.Shihni gjyqtar ish prokurorin sps thuhet se shiko me kë ri të të them se kush është.
PërgjigjuKeta duhen denuar 3 here me te perjetshem. E para per atentatin, e dyta per trafikun e droges dhe e treta dhe me kryesorja qe gabuan shenjester.
PërgjigjuPo motra me mamin tend me sa u denua ne 2015