Akuzohet për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, pas kërkesës së SPAK, GJKKO sekuestron 9 pasuri të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij (LISTA)

Akuzohet për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, pas kërkesës së SPAK, GJKKO sekuestron 9 pasuri të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij (LISTA)

Landi Muharremi, Arjan Ndoja, Redjan Rraja dhe vendi i ngjarjes

I akuzuar për 6 vepra penale, i dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij i janë sekuestruar nga SPAK pasuritë familjarëve të tij. 

Sipas një njoftimi nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në funksion të hetimeve procedimit pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim, është vendosur sekuestrimi e pasurive si më poshtë:

  1. Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.
  2. Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.
  3. Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.
  4. Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
  5. Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
  6. 2 (dy) Automjete të tipit “Audi - A8”.
  7. Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.
  8. Një orë dore tip “Roleks”.
  9. Shuma prej 2750 Euro.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Hetimet vazhdojnë me qëllim evidentimin e pasurive të tjera që shtetasi R.Rraja dhe persona të tjerë të lidhur mund të kenë në zotërim apo në pronësi.

Redjan Rraja akuzohet për 6 vepra penale, më konkretisht për vrasje të funksionarëve publikë, në dëm të Arjan Ndojës, vrasje në rrethana cilësuese ku humbi jetën Andi Maloku dhe e mbetur në tentativë kundër Aleksandër Lahos. Ndër të tjera ata akuzohen dhe për mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, grup i strukturuar kriminal si dhe për vjedhje. 

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit.

Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Landi Muharremi u bë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit duke i sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtëligjshme.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tirona: 05/11/2021 16:07

    MI FUSHKRUJE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni