Atentati ndaj prokurorit/ PD: Redjan Rraja ka mbledhur vota për Ramën, prandaj ishte i paprekshëm

Atentati ndaj prokurorit/ PD: Redjan Rraja ka mbledhur vota për Ramën, prandaj ishte i paprekshëm

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimir doli ditën e sotme nga selia blu për të hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Strazimiri tha se ngjarja e ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të plagosur tre persona, prokurori Ardjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku dhe Landi Muharremi, i njohur ndryshe si i forti i Sukthit nuk është thjesht një krim më shumë në statistikat e krimit shqiptar.

Ish-deputeti i PD-së foli për arrestimin e Redjan Rrajës, të afërmin e deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, i cili është arrestuar nga policia si autor në ngjarje, ku theksoi se ai është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë Krujë.

PD thotë se Redjan Rraja, ka siguruar vota që Edi Rama të bëhet kryeministër, prandaj ai kishte statusin e të paprekshmit.

Deklarata e plotë:

Atentati mafioz pak ditë më parë ndaj një prokurori dhe atyre që e shoqëronin nuk është thjesht një krim më shumë në statistikat e krimit shqiptar. Atentati është luftë mes bandave që kanë sjellë dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën.

 Një nga antentatorët e dyshuar, Redjan Rraja, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja, është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë Krujë.

 Ai ka siguruar vota që Edi Rama të bëhet kryeministër, prandaj ai kishte statusin e të paprekshmit, kur nënkomisar Emiljano Nuhu e denoncoi publikisht, bashkë me djalin e deputetit Rraja, si të përfshirë në çështjen Xhisiela.

 Në atë kohë, Edi Rama masakroi me akuza oficerin e policisë dhe mbrojti atentatorin Rraja me gjithë kriminelët e tjerë që i sigurojnë pushtetin.

 Të njëjtën gjë bëri Edi Rama edhe në rastin e Dritan Zaganit. Sulmoi personalisht komisarin që kishte denoncuar trafikun e drogës me makinën e ministrit të brendshëm dhe mbajti në qeveri Saimir Tahirin.

 Përfshirja e banditëve të Edi Ramës në atentate mafioze pasi ky i ka mbrojtur publikisht ata, fakton se shteti i ngritur prej Edi Ramës është thellësisht i kriminalizuar.

 Në narko-shtetin e Edi Ramës trafikantët e drogës shndërrohen në biznesmenë të nderuar, në ndërtues resortesh ne bregdet mbi prona shtetërore të tjetërsuara, dhe kur u prishen pazaret për grabitjen e pasurive të vendit, bandat që sollën dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën, godasin njëra-tjetrën në atentate mafioze.

 Asnjë plan special të propaganduar nga Edi Rama për luftën kundër krimit të organizuar, nuk ka për të funksionuar, sepse ai është vetë kreu i organizatës kriminale “Kap Ça t’Kapësh”.

 Asnjë plan special nuk ka për të funksionuar, përsa kohë ai kalon nga parlamenti i Edi Ramës, Rrahman Rrajës, Jurgis Çyrbjes, Taulant Yarisit dhe dhjetëra deputetëve të tjerë, mandatet e të cilëve janë siguruar nga krimi i organizuar.

 Shërimi i vetëm për vendin është çlirimi i shtetit nga Edi Rama dhe narko-banda e tij.  Është ndarja e politikës nga krimi. Këtë gjë ka 6 vjet që kërkon Bashkimi Evropian, kete gje kodifikoi edhe Bundestagu gjerman me 9 kushtet për hapjen e negociatave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)