Lihet në burg Redjan Rraja: S'kam lidhje me atentatin ndaj prokurorit! Gjurmët e tij u gjetën në syzet brenda makinës

TIRANE -Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot që të lerë në burg pa afat atentatorin e prokurorit Arjan Ndoja që u arrestua tre ditë më parë. Redjan Rraja ishte i pranishëm në gjykatë, ndërsa mbrohej nga avokati Besnik Cerekja. Report Tv siguroi pamjet e momentit kur Rraja futet në Gjykatën e Krimeve të Rënda në masa të forta sigurie. Me kërkesë të dy prokurorëve Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj gjykata e ka lënë në burg. Seanca që zgjati rreth një orë u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi sipas prokurorëve përbën sekret hetimor. Në fillim të seancës, sipas gazetarit të Report Tv Arsen Rusta, avokati i të pandehurit ka kërkuar një ndërprerje për 15-20 minuta duke kërkuar që të njihet me materialet e prokurorisë.

Me rifillimin e seancës, Rraja ka mohuar përfshirjen në atentat duke kundërshtuar akuzat, ndërsa avokati ka dhënë një alibi duke pretenduar se klienti i tij ndodhej në një tjetër vend për arsye personale të premten në orën 16:15 minuta kur u bë atentati dhe jo te mbikalimi i Shkozetit. Por prokurorët thanë se përveç shenjave të gishtave kanë edhe prova të tjera që e gozhdojnë Rrajën lidhur me akuzat që kanë ngritur. Në fund gjyqtarja Daniela Shirka pranoi kërkesën e prokurorëve duke e lënë në burg.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta shprehet se pritet që të ekzekutohen edhe tre urdhër arreste të tjera lidhur me atentatin. Ndërkohë që gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno thotë se grupi hetimor në makinën e autorëve që u gjet e padjegur ka gjetur shenja të tjerë gishtash, që janë duke u verifikuar për të shkuar te autorët e tjerë që morën pjesën në skuadrën e atentatit kundër prokurorit Ndoja. 34-vjeçari nga Nikla e Fushë-Krujës u arrestua tre net më parë si një nga autorët e dyshuar në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtave. Ndaj Rrajës rëndon akuza për veprat penale 'vrasje të funksionarëve publik', 'vrasje e mbetur në tentativë' e 'armëmbajtje pa leje'. Redjan Rraja është kushëriri i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare, në tentativë për t'u larguar drejt Malit të Zi.

Me rreth të kuq Redjan Rraja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Detaje nga atentati/ Priten edhe tre arrestime, janë gjetur gjurmë të tjera në makinë

1573050698_rraja.jpg
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta shprehet se pritet që të ekzekutohen edhe tre urdhër arreste të tjera lidhur me atentatin kundër prokurorit. Ndërkohë që gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno thotë se grupi hetimor në makinën e autorëve që u gjet e padjegur ka gjetur shenja të tjerë gishtash, që janë duke u verifikuar për të shkuar te autorët e tjerë që morën pjesën në skuadrën e atentatit kundër prokurorit Ndoja.

Ora 15:51
Avokati i atentatorit të prokurorit: S'ka asnjë lidhje, prova e Akuzës dhe fjalët e Rrajës

Avokati i Redjan Rrajës, Besnik Cerekja deklaroi në përfundim të seancës te Krimet e Rënda se klienti i tij nuk ka pasur konflikte me prokurorin dhe se nuk ka qenë i përfshirë në atentatin kundër tij. Ai tha se prokuroria solli si prova gjurmët në një nga sendet (syzet) që u gjetën në makinë.

"Nuk ka asnjë lidhje, nuk është i përfshirë në këtë histori. Të njëjtën gjë konfirmuam dhe ne, kontestuam provat që pretendojnë prokurorët, qoftë për ligjshmërinë e arrestimit qoftë për caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg". Prokuroria solli si prova gjurmë të gishtërinjve në një nga sendet që ndodheshin në makinë. Akuzohet për një sërë veprash penale, që nga vjedhja deri të vrasja e funksionarëve të lartë të mbetur në tentative. Rraja ndodhej në Shqipëri në momentin e atentatit, nuk po tentonte që të largohej, ishte në mjetin e tij, me pasaportën e tij, normalisht. Nuk janë gjetur shenjat e gishtërinjve përveç objektit. Redjani deklaroi vetëm 'Jam dakord me mbrojtjen dhe shpresoj drejtësia të bëjë punën e saj".

Ora 15:18
Gjykata vendos burg pa afat për atentatorin e prokurorit të Durrësit

1573050721_1573050558redrraja.jpg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot që të lerë në burg pa afat atentatorin e prokurorit Arjan Ndoja që u arrestua tre ditë më parë. Redjan Rraja ishte i pranishëm në gjykatë, ndërsa pavarësisht pretendimeve të avokatit, me kërkesë të dy prokurorëve Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj gjykata e ka lënë në burg.  Seanca që zgjati rreth një orë u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi sipas prokurorëve përbën sekret hetimor. Report Tv siguron pamjet e momentit kur Rraja futet në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ora 14:44
Atentatori i prokurorit del para gjykatës, seanca 'sekret hetimor' me dyer të mbyllura

Redjan Rraja prej orës 14:00 ndodhet në seancën që po zhvillohet te Krimet e Rënda për t'u njohur me masën e sigurisë. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton, Rraja është i pranishëm, por seanca me kërkesë të prokurorëve po zhvillohet me dyer të mbyllura pasi sipas tij përbën sekret hetimor. Dosja drejtohet nga dy prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj.

Ora 13:55
Çfarë e vuri në pranga Redjan Rrajën?! Gabimet 'amatoreske' që la në makinën e braktisur

Në makinën Mercedes me targë AA 234 LM që atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja braktisën pasi lëshuan breshëri automatiku ndaj makinës së tij, janë gjetur një palë syze, gjurmë gishtash, bishta cigaresh, fije floku dhe prova të tjerë. Gjurmët e gishtërinjve nga hetimet e kryera i përkasin Redjan Rrajës, të vënë në pranga si një nga atentatorët e dyshuar. Është pikërisht kjo provë e fortë e gjetur në makinë, që ka çuar hetuesit drejt Redjan Rrajës, kushëri i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Në makinën e autorëve policia gjeti dy bidonë me benzinë, por që nuk arritën që ti vendosnin flakën për të zhdukur gjurmët. Gabimi bëri që të mos arrinin që të zhduknin provat. I vetëdijshëm që gabimi do i kushtonte, Rraja tentoi që të largohet drejt Malit të Zi për t'u arratisur, por u prangos.

Dyshimet janë se nëse faktohet që ai është autori, mund të jetë vrasës me pagesë, pasi deri më tani nuk ka të dokumentuara konflikte të mëparshme mes tij prokurorit Ndoja, apo dhe dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë dhe mbetën të plagosur, Landi Muharremit nga Sukthi, dhe shoferit të prokurorit, Andi Maloku.

Ora 13:36
Report Tv siguron foton e kushëririt të deputetit që u arrestua për atentatin ndaj prokurorit

1573043634_redjanrrahja.jpg

Redjan Rraja

Report Tv siguron foton e Redjan Rrajës që u arrestua si autor i dyshuar i atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja. Ai do të dalë në orën 14:00 para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KIRI: 08/11/2019 01:16

    NE duhet te dime se kush e urdheroi kete rrajen per kete krim,,,,kjo nuk po del Akoma...

    Përgjigju
  • Miku shiku: 06/11/2019 18:00

    Po sikur të jetë thjeshtë për depistim? Pse kaq budallenj të jenë vallë? Si kanë harruar pa djegur makinën? Syzet maskat armët të gjitha aty i paskan lënë? Po sikur skena e krimit të jetë e stisur?

    Përgjigju
  • Guri: 06/11/2019 17:08

    Po cfar shenjash kur makina gjuajti dhe u largua,sic e pam ne tv?

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/11/2019 16:46

    Të gjitha provat ëstë duke i prishur media dhe gazetarët pa kompetencë që jan në lidhje direkte me botën e krimit !

    Përgjigju
  • Picasso: 06/11/2019 14:29

    Amator

    Përgjigju
  • Elena Cupi: 06/11/2019 14:14

    Me kete prove qe i kane gjetur eshte per tu tallur .Shume shpejte eshte jashte. Syzet ketij ja kane vjedhur keshtu qe smund ta denojne kur ska qene ne vendngjarje. Nuk eshte prove kjo.

    Përgjigju
    • Ermela: 06/11/2019 16:02

      Direkt kualifikohesh per pjese te struktures posacme SPAK....ahahahahahahahhaah

    • Mali krujes: 06/11/2019 14:58

      Fix. Syzet dhe mund te humbin a ti harrosh ne ndonje bar a restorant. Nk eshte prove kjo

  • Anglia: 06/11/2019 13:49

    Qelpsir ti do vra dhe djeg me benxin I ka fajet qeveria si te ka lan ty kaq gjat

    Përgjigju
  • Albi: 06/11/2019 13:45

    Ky ka punedhenes ate qe e ka promovuar dhe emeruar somatolog ne burgun e Fushe Krujes . Eshte shume e thjeshte .Te gjithe banditet qe jane punesuar ne administrate ,qe kane referenca per ato vende pune , jane pikerisht ata qe i propozojne dhe emerojne ata qe luajne fijet e tyre.

    Përgjigju
  • O ZOT: 06/11/2019 11:16

    TE GJITHE KETO PROBLEME ME DREJTESINE DHE PUNESOHET TEK BURGU I SIGURISE SE LARTE.

    Përgjigju
  • Patriot I larguar: 06/11/2019 10:46

    Se kuptoj Pse nuk bejn nje ligj per keto qe bejn vrasje me pages me varje

    Përgjigju
    • 0014: 06/11/2019 17:55

      A thua të ketë ndonjë hile vallë?

    • Simon Templer: 06/11/2019 14:47

      Se ashtu i do mushka drute

  • lala: 06/11/2019 10:29

    ...keta qe do bejne zhdrejtesi...medet o popull kujt i beson kpk-se se inkriminuar qe konfirmon perdite kriminela te tipit donika prela artur malaj prej llakatundit pabuks dje, milioner sot dhe qershija mbi torte karstriot selita prej vinjollit te burrelit ish bari dhish, sot milioner dhe me vendim gjykate beri xhaxhi burrin e teta zhulses ermolela fela fela prokuror !!!

    Përgjigju
  • Ekinomisti: 06/11/2019 08:23

    Imagjino te shkosh me dhemballe te prishur te ky "Dara" çte pret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI