ITALI - Orges Fisniku, shqiptari rezident në Itali që u godit në kokë me pistoletë në zonën e Mario Carlin të San Severo, ndodhet ende në gjendje të rëndë në reanimacionin e spitalit “Casa sollievo della sofferenza” të San Giovanni Rotondos.

Sipas Policisë italiane, i riu nga Durrësi banues në Severo, krahinë e Foxhas është sulmuar ndoshta nga një rrjet trafikantësh droge. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 18:00 në zonën e quajtur Mario Carlin të San Severo në të cilën gjeti vdekjen miku dhe patrioti i tij Amir Ballo.

Dy shqiptarët ishin duke udhëtuar me automjet tip “Audi” e cila drejtohej nga shtetasi Orges Fisniku. Kur vrasësit hapën sulmin me armë, nuk është ende e qartë nëse këta të fundit po udhëtonin me ndonjë automjet apo motor.

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë në reanimacionin e spitalit “Casa sollievo della sofferenza” të San Giovanni Rotondo. Në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja kjo do të thotë se ndoshta është përdorur një pistoletë e veçantë, e cila i mban fishekët në anën e kundërtën krahasuar me ato zakonshmëve që i shpërndajnë.

Sipas të dhënave të policisë italiane mendohet se objektivi ka qenë pikërisht drejtuesi i mjetit, Fisniku, për shkak të së kaluarës së tij i cili është arrestuar tre herë për trafikim lëndësh narkotike, një herë në 17 janar të 2005 më pas në 2006 dhe 2007. Fisniku e kishte rifituar lirinë në janar të 2010-ës.

(Gre.M/Shqiptarja.com)