TIRANE - Mesditën e sotme Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë Jetmir Isuf Llanin, i dyshuar si autori i vrasjes së Gentjan Shkretës dhe plagosjes së vëllai i tij Aurel Shkretës, më datë 4 nëntor 2012 në Mamurras.

Jetmir Llani 34 vjeç, nga Kurbini u arrestua më datë 20 nëntor 2012 në Firence të Italisë, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me Interpol Roma Itali.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka caktuar ndaj 34-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg“, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim",, e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje, parashikuar nga nenet 78/2, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Në aeroportin “Nënë Tereza“ në Rinas Jetmir Llani i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ndërkohë që vëllai i tij, Muharrem Llani është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më 4 dhjetor 2012, si bashkëpunëtor në atentanin ndaj vëllezërve Shkreta më 4 nëntor 2012 në Mamurras.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)