Atentati në Bejrut me 23 të vdekur
grupi Sunni merr përsipër sulmin

LIBAN- Kanë vdekur 23 persona dhe 146 të tjerë mbetën të plagosur kur dy kamikazë hodhën veten në erë, jashtë ambasadës Iraniane në jug të Bejrutit të Libanit.

Në rrjetin social "Twitter", grupi radikal Sunni, mori përsipër përgjegjësinë e sulmeve duke thënë se sulme të tilla do të vazhdonin deri sa grupi Shiit i Hezbollahut, i mbështetur edhe nga Irani, do të vashdonte të dërgonte ushtarë për të ndihmuar forcat e qeverisë siriane.

Brigadat e Abdullah Azzam gjithashtu kërkuan lirimin e anëtarëve të saj të burgosur në Liban.

Agjensitë e ndryshme të lajmeve citojnë ministrin e Shëndetit libanez sipas të cilit në sulm ka mbetur i vdekur edhe atasheja kulturor i Iranit, Sheikh Ibrahim Al-Ansari.

Sipas ushtrisë libaneze njerëri prej kamikazëve ishte ndodhej në drejtimin e një makine, ndërsa tjetri në një motor.

Të paktën gjashtë ndërtesa u dëmtuan nga shpërthimi i fuqishëm dhe shumë makina të parkuara aty pranë u dogjën nga flakët.

Agjensia e lajmeve IRNA citoi zëdhënësen e Ministrsë së Jashtme Marzieh Afkam se Teherani do të ndjekë seriozisht këtë akt kriminal.

Ndërsa kryeministri libanez, Najib Mikati, tha se shpërthimet ishin një sulm terrorist burracak dhe u kërkoi qytetarëve të qëndronin të qetë pasi vendi po kalonte një situatë shumë të vështirë.

Ai gjithashtu i telefonoi ambasadorit iranian për të shprehur ngushëllimet e tij.

Ky sulm është vetëm i fundit në rradhë i dhunës fetare në Liban, të nxitur nga konflikti në Siri.

Redaksia Online
(Erin Dini/e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion