BOSTON - Policia amerikane është në ndjekje të të dyshuarit si autor të atentatit me bombë në maratonën e Bostonit.
Një operacion policor ka nisur në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets pasi një oficer policie është qëlluar për vdekje në kampus.
BBC thotë se policia ka vrarë të dyshuarin për sulmin me bombë në Boston. Një tjetër i dyshuar është në arrati, policia ka nisur kërkime masive në Watertown.
Ndërkaq, sipas raportimeve të fundit nga mediat amerikane është zbuluar se dy të dyshuarit, një i vrarë dhe tjetri në kërkim janë vëllezër, ishin nga Çeçenia dhe prej një viti jetojnë në SHBA.
Personi i arratisur quhet Dzhokhar A. Tsarnaev, i moshës 19 vjec është etiketuar si i dyshuari i parë dhe është student i Cambridge Ringe në Boston.
Dy të dyshuarit mendohet se janë përgjegjës për shpërthimet në maratonën e Bostonit ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën rreth 170 të tjerë. Dje FBI-ja publikoi fotografitë dhe videot e dy personave të dyshuar për përfshirje. Fotografitë ishin nxjerrë nga xhirimet e kamerave të sigurisë pranë vendit të atentatit, ku shikohen dy të rinj të veshur sportiv, me kapele e çanta shpine.
Një prej tyre është parë të lëshojë një cantë shpine në vendin e shpërthimit të bombës së dytë, vetëm pak minuta para shpërthimit, tha agjenti special Rick DesLauriers, kreu i zyrës së FBI-së në Boston.
Qyteza Kejmbrixh ndahet nga lumi Çarls nga Bostoni, ku të hënën dy shpërthime vdekjeprurëse tronditën qytetin gjatë Maratonës së famshme të Bostonit.
VRASJA E POLICIT
Një polic është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së enjten në kampusin e Institutit të Teknologjisë të Cambrige, në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat amerikane bëjnë të ditur se dy persona janë ndaluar, ndërsa drejtuesit e universitetit kanë lajmëruar studentët nëpërmjet e maili-it për ngjarjen e rëndë. Policia dhe FBI kanë rrethuar vendin e ngjarjes, në godinën 32 të qendrës universitare.
Autoritetet kanë dhënë alarmin se personat që qëlluan mbi policin mund të jenë akoma nës mes e studentëve që ndodhen në shkollë.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas shpërthimit tragjik në Boston, ku 3 persona mbetën të vdekur dhe rreth 180 u plagosën. Pak minuta më parë FBI ka publikuar fotot e personave të dyshuar si autorët e mundshëm të vrasjes së policit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com