TIRANË - Kamber Hoxha do të jetë drejtori i komanduar i burgut të Fushë Krujës, të paktën deri në momentin që drejtori i emëruar i këtij institucioni, Arben Sulo, të rikuperohet plotësisht nga plagët e marra nga atentati që iu bë në Durrës një ditë më parë.
Kamber Hoxha do të jetë personi që do të menaxhojë burgun e Fushë Krujës, vendi ku dhe janë fokusuar hetimet e prokurorisë, lidhur me atentatin që iu bë të hënën Arben Sulo, i cili gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe ka mbetur mjaft i habitur nga ngjarja.
Dosja ka kaluar në duart e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilat në bazë të dëshmisë së Sulos kanë nisur dhe hetimet në terren duke vëzhguar dhe kamerat, që dyshohet se mund të kenë filmuar momentin e ndodhisë. Sulo në dëshminë e tij ka konfirmuar deklaratën e familjes, duke thënë se kishte zgjedhur rrugën portale për të mënjanuar trafikun e rënduar, pasi ishte vonë për në punë, ndërsa kishte shtuar se nuk mbante mend gjë lidhur me shpërthimin. Policia po vijon hetimin duke u bazuar tek dyshimi parësor, se atentati vjen për "shkak të detyrës"
Policia ka lëshuar një urdhër mbrojtjeje për drejtorin e burgut të Fushë-Krujës./ATSH/
/Shqiptarja.com