Atentati në Elbasan, miku i 
'Çapjave' u përlesh me autorin

Atentati në Elbasan, miku i <br />'Çapjave' u përlesh me autorin<br /><br>
Tentativa e vrasjes ndaj Raif Çaushllarit, pronarit të një servisi motorash në Elbasan, lidhet me hasmëritë mes grupeve kriminale që veprojnë në këtë qytet. Në këtë konkluzjon ka dalë prokuroria dhe policia e Elbasanit, ku burime pranë këtyre institucioneve thanë se Çaushllari i ka shpëtuar një atentati të mirëorganizuar. Ai ka marrë vetëm një plagë të lehta, ndërkohë që nga informacionet e mbledhura prokurorët thonë se Çaushllari njihet si mik i fisit Çapja.

Pronari i servisit është qëlluar me 5 plumba, ndërkohë në qitjen e gjashtë, pistoleta është bllokuar. Pikërisht në këtë moment Çaushllari ka reaguar ndaj atentatorit duke u përleshur me njeriun që e qëlloi. Sipas burimeve të policisë, Çaushllari ka arritur ti marrë armën autorit të krimit dhe e ka drejtuar atë që ta qëllojë drejt agresorit, por pistoleta ishte bllokuar dhe nuk ka bërë qitje.

Nga dëshmia që ka dhënë në polici Çaushllari autori ishte i veshur me një golf të cilin e kishte ngritur deri në pjesën e hundët dhe në kokë mbante një kapele. I dëmtuari ka pohuar se nuk ka mundur ta njohë autorin e krimit. Ndërkohë policia ka sekuestruar disa prova dhe i ka çuar për ekspertimin të ADN-së në laboratin shkencor.

Atentati
Çaushllari është pronari i një servisi motorash në lagjen e quajtur “brigada e 17 sulmuese” dhe se ditën e ngjarjes ka qënë duke lëvizur në këmbë. Por teksa ecte në rrugë një person ende i paidentifikuar ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të tij, por pa mundur ta ekzekutojë. Personi është larguar me shpejtësi me makinë dhe gjatë ikjes ka hedhur dhe armën me të cilën ka qëlluar.

Në vendgjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për krimin. Policia njoftoi zyrtarisht se, pronar i një motoservisi të vogël në Elbasan, u plagos me një plumb pistolete, rreth orës 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut. Çaushllari ndodhet në spitalin Rajonal të qytetit jashtë rrezikut për jetën. “Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe ka krehur zonën përreth, ku ka ndodhur ngjarja. Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit”-thuhet në komunikatën e policisë.

FNSH e RENEA skaner Çapajt dhe Çelajt
Në Elbasan mbrëmjen e djeshme u zhvilluan tre operacione. Arrestimi i autorëve të atentatit me eksploziv të Lulzim Kullës në Shkodër, aksioni për kapjen e autorëve të plagosjes me armë zjarri të 23 vjeçarit R. Çaushllari në ‘Fushë Mbret’ dhe kontrollet në fiset Çapja dhe Çela në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Mësohet se forcat RENEA dhe FNSH gjatë aksionit mbrëmë në Elbasan kanë kryejnë kontrolle në bizneset e dy fiseve të njohura për policinë, Çapja dhe Çelaj, të cilët kanë tronditur jo pak vendin nga përplasjet me armë dhe atentatet.

Aksioni ka zgjatur tre orë, burimet thane se RENEA dhe FNSH kanë kontrolluar tregun agro-ushqimor dhe në disa biznese të familjes Çapja, ndërsa nuk dihet çfarë është gjetur dhe nëse ka sekuestrime. Çapajt dhe Çelajt kanë qenë në qendër të deklaratave të opozitës dhe qeverisë, ndërsa kryeprokurorja Arta Marku dje gjatë analizës u shpreh se "Elbasani rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuar, moderuar dhe prezent në jetën publike të qytetit duke investuar në tregun privat dhe punët publike" ka theksuar Marku. Në orët në vijim pritet një deklaratë nga policia për rezultatet e operacionit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja