Përbërësit:
- 200 g hikërr Teuta
- 300 g kungull i verdhë
- 1 karrotë
- 1 presh
- 1 patate
- 1 thelpi hudhër
- 100 g pançetë Tona
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- 1 degëz rozmarinë
- Ujë (ose lëng perimesh) sipas dëshirës
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në tenxhere kaurdisim preshin, pataten, karrotën dhe kungullin e grirë imët, shtojmë hudhrën, rozmarinën edhe hikrrën pasi e kemi larë me ujë të rrjedhshëm. Shtojmë lëng perimesh, piper dhe e lëmë të ziejë derisa të jetë gati. E shërbejmë me vaj ulliri të freskët dhe rozmarinë të grirë imët.












Komente
Komento