Pas një seri veprash penale të kryera në Tiranë dhe shptimit të dy atentateve, është vrarë me dy plumba 28-vjeçari Flamur Toska. Ky i fundit ka rënë në një pritë të organizuar nga hasmi i tij në orët e vona të mbrëmjes së 9 Gushtit. Teksa ka dalë nga një kazino që ndodhet shumë afër Institutit Bujqësor në Kamëz, është qëlluar nga një automjet me pistoletë, duke mbetur i vdekur në vend. Si rezultat i këtij atentati kanë mbetur të plagosur dhe shtetasit Fatjon Biberaj dhe efektivi i policisë së burgut të Fushë-Krujës, shtetasi Ramiz Bashuka.
Lidhur me këtë ngjarje dyshimet e policisë janë përqëndruar tek shtetasi Gramoz Jahelezi, i cili sipas informacioneve të mbledhura nga agjentët e policisë por dhe deklarimet e vetë viktimës të dhëna një vit më parë në polici, rezulton se Toska ka pasur konflikte të vjetra me shtetasin Jahelezi. Ky i fundit, është dhe njeriu që i ka bërë një atentat në zonën e Unazës së Re, por që më pas nuk ka mundur ta vrasë, por e ka plagosur lehtë në pjesën e këmbës. Për këtë ngjarje Gramoz Jahelezi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1.2 vjet burg, ndërkohë që gjatë gjykimit të çështjes ai ka qëndruar i lirë për shkak se gjykata vendosi ndaj tij masën e "Arrestit shtëpiak". Veç këtij personi të dyshuar si autor të vrasjes, policia e kryeqytet e lidh vrasjen e Toskes edhe me atentatin ku mbeti i vrarë shtetasi Nikolin Doda, pronar i një taverne përballë prokurorisë së Tiranës.
DESHMIA E TOSKAJ
Lidhur me atentatin e kryer në 1 Gusht të vitit 2011, për të cilin policia ka dhënë versionin se plagosja e Flamur Toska ka ndodhur për kalimin në semafor, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Për këtë ngjarje është pyetur në cilësinë e përsonit të dëmtuar Flamur Toska, i cili në datën 1 gusht ka sqaruar se ka ndjerë vetëm dëmtim në këmbë dhe nuk ka parë askënd të qëllojë drejt tij dhe se duke përjashtuar të pandehurin Gramoz Jahelezi me të cilin ka pasur dikur një konflikt, ka theksuar se nuk ka konflikt me njeri. Kështu, në lidhje me konfliktin me Gramozin ka theksuar se para gjashtë muajve është zënë me të në një lokal në Laprakë dhe motivi ka qënë i çastit, një keqkuptim. Pas njëzet ditësh i dëmtuari me disa shokë ka qënë për darkë në Farkë dhe në lokalin përballë ishte Gramozi me të cilin është rrahur me grushta. Më pas sipas tij kanë folur dhe e kanë mbyllur konfliktin dhe nuk mendon se plagosja e tij është për shkak të këtij konflikti. Ndërkohë që në po atë ditë në orën 22:00 në komisariat është dorëzuar, shtetasi Gramoz Jahelezi, i cili ka pohuar se ishte ai autori i atentatit.
DESHMIA E JAHELEZIT
I pandehuri në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Gramoz Jahelezi sipas deklarimeve te dt. 01.08.2011 ka shpjeguar në polici se me shtetasin Flamur Toska ka prej kohësh armiqësi, e cila ka filluar në një lokal në Bërzhitë, ku i pandehuri është qëlluar me qytë në kokë dhe shkop bejsbolli nga Flamuri, armiqësi e cila nuk ka arritur të shuhet megjithë ndërhyrjet e bëra për të krijuar një situatë pajtimi.
Ditën e ngjarjes edhe ai ka qënë për ngushëllim në të njëjtën familje dhe kur ka dalë me mjetin e tij tip "ESCALADE AYAS 529" me ngjyrë bezhë të hapur, me targa amerikane ai ka parë Flamurin, i cili sipas tij, ndërkohë ka hipur në mjet dhe është ulur për të marrë diçka, gjë e cila ka frikësuar Gramozin që është afruar me mjetin e tij rreth 1.5 metra nga mjeti i Flamurit dhe e ka qëlluar me pistoletë në këmbë për t'a trembur atë.
Më pas duke ndjerë dhe gjykuar me gjak të ftohtë se çfarë kishte bërë ai është paraqitur vetë pranë shërbimeve policore dhe është vetëdorëzuar. Pistoletën nga frika e ka hedhur në lumë tek Ura e Institutit.
(Marre nga Gazeta Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com