I dërguari i Report Tv, gazetari Driçim Çaka ka shkuar në vendin ku ndodhi atentati në Lushnje mbrëmjen e djeshme, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç. I plagosur ka mbetur edhe shoku i viktimave, Marjus Xhepexhiu si dhe një kalimtar i rastit.
Banorët e Lushnjes shprehen se kjo është një ngjarje e rëndë që ju ka kujtuar vitin 1997, por asnjë prej tyre nuk pranon të flasë para kamerave, por jashtë saj thonë se ky atentat ka lidhje me hakmarrje të vjetra dhe larje hesapesh.
Në vendin e atentatit janë gjetur 41 gëzhoja kallashnikovi dhe 14 shenja plumbash janë të dukshme në rrugë dhe trotuar, gjithashtu në vendin e atentatit janë vendosur edhe buqeta me lule nga familjarët e dy viktimave.
Autori pasi ka qëlluar nga automjeti me kallashnikov, ka zbritur nga makina edhe ka qëlluar nga pranë viktimat, për të qenë i sigurt që shënjestrave të tyre i është dhënë goditja fatale.
Vendi atentati është vetëm tre minuta larg komisariatit të Lushnjes, por pavarësisht kësaj policia nuk ka mund të kap autorët të cilët u larguan me një mjet tip "Benz", i cili u gjet i djegur në fshatin Çukaj, në aksin Lushnje-Berat.
Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje janë Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu, i cili është dënuar tre muaj më parë nga Gjykata e Lushnjes me 21 vite e 8 muaj burg për tentativë vrasje ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit.
Gjithashtu Laert Haxhiu ështe dënuar edhe në 2015 për trafik narkotikësh.
/Shqiptarja.com

[gallery]24244[/gallery]
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO