ELBASAN-Polici ka ndaluar Armand Perlepin, banues në Durrës, pasi akuzohet se ka ndihmuar një person që t’i fshihej drejtësisë.
 
Perlepi u ndalua mbi bazën e një procedimi penal më datë 22 mars, nën akuzën “Përkrahja e autorit të krimit”.
 
Armand Perlepi dyshohet të ketë përkrahur shtetasin R.B. me qëllim që ti fshihej drejtësisë dhe kapjes nga policia, pasi shtetasi R.B. është i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 21.03.2017 në Lagjen “Skëndërbej” në Elbasan dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.I.



dy.b/shqiptarja.com