SHKODER - Një 16 vjeçar, nga fshati Bardhaj ka marrë përsipër vrasjen e ndodhur mëngjesin e 20 nëntorit në qytetin e Shkodrës. Policia e këtij qyteti bën të ditur se djaloshi me inicialet A.V. i datëlindjes 1996 dhe banues në fshatin Bardhaj komuna Rrethinë, ka marrë përsipër vrasjen e Aleksandër Qarrit, 24 vjeç dhe plagosjen e studentit Agustin Begea të dy këta kalimtarë të rastit. Ndërsa Lek Marku i cili kishte një dyqan pranë vendit ku ndodhi vrasja ishte objektivi i atentatit së bashku dhe me një kushëri të tij.
A.V. është djali i xhaxhait i Sandër Vukajt, djali i cili u arrestua dje dhe që sipas policisë me 99% mund të jetë autori i vrasjes. Aktualisht ai mbahet në arrest për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
GJAKMARRJA E NISUR NE 1994
Pas atentatit të ndodhur mëngjesin e 20 nëntorit fshihet një histori gjakmarrje e nisur që prej 1994. Policia thotë se pikërisht Lekë Marku, i cili në këtë ekzekutim mbeti i plagosur më lehtë, dhe një i afërm i tij, (po i fisit Marku) mund të kenë qenë objektiv të atentatit. Ky i fundit ka arritur t'i shpëtojë atentatit pa u lënduar.
Sipas hetimeve ku dajat e shtetasit Lek Marku të quajtur Gjergj dhe Kol Luli banues në fshatin Mazrek në komunën e Gurit të Zi kanë vrarë me armë zjarri vëllain e 16-vjecarit, Simon Vukën, për këtë ngjarje Gjergj Luli u dënua me 25-vjet burg ndërsa Kol Luli me 22-vjet burg. Vrasjet vijojnë ne vitin 1997 ku është vrarë më armë zjarri shtetasi Tom Ndoc Marku i cili ishtë nipi i Gjergj Lulit. Gjakmarrja mes fiseve Vula dhe Marku vijon ne vitin 1998 ku vritet Pashka Vuka e ëma e 16-vjecarit A. V. Një vit më vonë ekzekutohet Albert Vuka dhe pas një viti, në vitin 2000 edhe Pjetër Kin Vuka.
AUTOMATIKU NE DORE TE 16VJECARIT, QARRI KALIMTAR I RASTIT?
Sipas dëshmisë së tij në polici ky i fundit ka pritur prej vitesh që drejtësia të reagonte por asgjë nuk ka ndodhur ndërsa mengjesin e së martes ka vendosur të ekzekutoje Lek Markun dhe një kushëri të tij të cilët kanë qënë duke hapur dyqanin pranë biblotekës së universitetit kur janë qëlluar me breshëri. Një version i ngjarjes mund të jetë edhe fakti që Sander Vukaj, i cili jetonte në Amerikë ka nxitur 16 vjeçarin të kryejë vetëgjyqësi.
Sipas uniformave blu kallashnikovi i ka dalë nga kontrolli 16-vjecarit dhe për pasojë është qëlluar 24-vjecari Qarri, i cili ka qënë kalimtarë i rastit, ndërsa plumbat i kanë prekur 4 organet jetësore në trup. Për pasojë Qarri humbi jetën vetëm pas disa minutash për shkak të hemoragjisë si dhe nga plumbat u plagos edhe studenti nga Lezha, 19-vjecari Begeja.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ekzekutimi pranë Universitetit Luigj Gurakuqi