Atentati në Shkodër/ Makina e djegur e autorëve u vodh në prill në Durrës! Dyshime se Ibrahim Lici u plagos! Kontrolli në klinika private pa rezultat

SHKODËR- As acidi që përdorën për djegur makinën e krimit nuk i ndihmoi autorët e atentatit me 4 të vrarë në Dobraç të Shkodrës më 30 tetor të humbisin çdo gjurmë. Ekspertët arritën që në automjetin e shkrumbuar të tyre, “Range Rover Sport” të rikuperojnë numrin e shasisë dhe të zbulojnë se makina është vjedhur më 19 prill të këtij viti në Durrës.

Nga kamerat e sigurisë që hetuesit kanë arritur të shohin, makina e autorëve ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka ndjekur Hamza Licin dhe Arlind Bushatin që në lagjen Kiras. “Range Rover Sport” dyshohet se ka dalë nga rruga ku ka shtëpinë Astmer Bilali, anëtar i grupit të Bajrave, por nuk ka kamera sigurie për të shkuar më tej dhe praktikisht kjo pistë mbetet e paverifikuar.

Mister për grupin hetimor mbetet ende fakti nëse është apo jo Ibrahim Lici personi që shfaqet në filmime amatore pranë trupit të vëllait të tij të pajetë Hamza Lici dhe që dyshohet të ketë qenë bashkë me ta në makinë. Policia akoma nuk ka marrë zgjidhje shkencore, por në ndihmë pritet t’i vijnë përgjigjet e analizave të disa gjurmëve gjaku që mendohet të jenë të personit të tretë misterioz, i cili dyshohet që gjithashtu të ketë mbetur i plagosur. Burime konfirmuan për Report Tv se disa klinika private në Shkodër janë kontrolluar mbi dyshimet se Lici mund të ketë kërkuar ndihmë, por asgjë nuk është përftuar.

Se një i tretë ka qenë në automjet, Ibrahim Lici apo jo, ngrihet si pistë e fortë edhe nga një pistoletë e gjetur në sediljen e pasme të makinës që drejtonte Hamza Lici, 'SClass' me targa kroate. 2 armë të tjera u gjetën pranë trupave të viktimave, Licit e Bushatit, e të gjitha do të analizohen.

Pak sekonda pas masakrës, personi që dyshohet se është Ibrahim Lici, ulur pranë trupit të pajetë të vëllait, ka ngjitur vetes edhe një polic të “Shqiponjave”. E çuditshme mbetet se si Ibrahim Lici, nëse do të ishte ai, i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje, një figurë e njohur për policinë, ka arritur të largohet pa u vënë re nga ky efektiv.

Pesë ditë pas atentatit, pista e hakmarrjes mes grupeve Lici e Bajri për hetuesit nuk ka ndryshuar, për shkak të konflikteve që kanë prodhuar më shumë se 20 viktima prej vitit 2018. Deri në këtë fazë provat për të akuzuar persona të veçantë mungojnë, por shpresa e hetuesve është e madhe për ta zgjidhur për shkak të elementëve të rinj që dalin nga hetimet.

Si ndodhi atentati në Shkodër? 

Masakra me 4 të vrarë dyshohet se u krye nga dy qitës, një i tretë në rolin e shoferit dhe i katërti që i largoi nga vendi ku makina luksoze u shkrumbua. Atentatorët i dolën paralel makinës “S Class”, duke hapur zjarr për dhjetëra metra, duke lënë të vdekur Licin dhe Bushatin, ndërsa çifti Basha që lëvizte me motoçikletë u goditën nga makina e autorëve, pasi humbi kontrollin nga breshëria e plumbave. Bashkim Basha humbi jetën në spital 4 ditë pas atentatit. 

Ndërkohë, Izmir Sakicaj, 23 vjeç, dhe Samuel Troshani, 24 vjeç, po kërkohen nga Policia e Shkodrës. Burime pranë grupit hetimor thonë se bashkë me ta, janë në kërkim edhe anëtarë të tjerë të grupit të Bajrajve, pasi dyshohen se mund të kenë qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorëve, por deri tani nuk janë gjetur.

Personi i tretë që dyshohet se ka qenë në makinë me Licin dhe Bushatin

 

Viktimat e atentatit në Shkodër 30 tetor 2024
Hamza Lici 23 vjeç, vëllai i Ibrahim Licit
Arlind Bushati 32 vjeç, djali i Xhemal Bushatit
Flutura Basha 56 vjeçe, qytetare e pafajshme - Bashkëshortja e Bashkimit
Bashkim Basha 67 vjeç, qytetar i pafajshme - Bashkëshorti i Fluturës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:25
Atentati në Shkodër, makina e ekzekutorëve fillimisht u shkrumbua me acid dhe pastaj iu vu flaka

1730720827_fyuhvj.jpg

(Makina e autoreve dhe me pas e djegur pas atentatit në Shkodër, 30 tetor 2024)
 

Zbulohen detaje të reja lidhur me atentatin në Shkodër.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ekzekutorët kanë qenë të mirëorganizuar për atentatin dhe janë siguruar në detaje me qëllim për të mos lënë asnjë gjurmë. Dyshohet se makina tip “Range Rover” është shkrumbuar fillimisht me acid dhe pastaj i është vënë flaka, me qëllim mos lënien e asnjë gjurme.

Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar numrin e shasisë të makinës dhe elementeve të tjerë identifikues.

Ora 11:23
FOTO/ Ky është 'Range Rover' që u përdor nga autorët në masakrën në Shkodër, u vodh në Durrës

1730715625_makinaelicaj.jpg

Ky është automjeti tip “Range Rover” i cili u përdor nga autorët në atentatin e 30 tetorit në Shkodër ku humbën jetën 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

Automjeti i cili u përdor nga atentatorët është vjedhur më 17 prill në qytetin e Durrësit.  Policia ka arritur të zbulojë se ajo është e njëjta makinë që ishte denoncuar disa muaj më parë nga pronari i saj në qytetin bregdetar.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 05/11/2024 08:39

    O ju shkodrane, a do na e thoni edhe neve kush do fitoje, Gjeto Basho Muji apo Gjergj Elez Alia?

    Përgjigju
  • E verteta: 04/11/2024 20:10

    Mos e kane djegur makinen ne reaktor berthamor dhe pastaj i kane vene flaken. Acidi eshte fiction i policise. Policia duhet te zbardhe ngjarjen sa me pare pa na servirur fiction. Policia kriminale eshte fajtorja kryrsore ne mos parandalimin e ngjarjes. Bajret, Liçet, Senjet, Hatot etj te dslin ne mal te bejnw lufte me njeri tjetrin. Askush nuk jua ka borxh terrorin.

    Përgjigju
    • Bobja: 04/11/2024 20:38

      Ahahahaha e madhe kjo.

  • Fantazma: 04/11/2024 19:34

    Shpejt keni me ma ni krismen

    Përgjigju
    • O muhamut: 05/11/2024 18:22

      Ik se po te len zemra mor palle

    • Fontamasi: 04/11/2024 21:58

      A ja kthen vellain mbrapsht qe iku ne lule te rinise krisma e tij??

  • Per spat pa bisht: 04/11/2024 19:34

    Pse behari ka 6 djem? Une e dija qe ai kishte 4 femije

    Përgjigju
    • Per ty: 05/11/2024 15:37

      Po ka 5 djem dhe 1 vajze

    • Dyl: 05/11/2024 05:50

      Jo ka djem dhe vajze nfranc dhe 3 djem i ka ne shqiperi

  • Per ty: 04/11/2024 19:10

    Mor klysh pse permen fmit e beharit 6 vjeca permen djalin e ardjanit

    Përgjigju
    • Goni: 05/11/2024 05:49

      Ardjan Bajri vllai enverit

    • Per: 04/11/2024 19:41

      Cil ardjan ??

  • Spat pa bisht: 04/11/2024 19:08

    Mos harroni te permendni qe behari ka 6 djem brace hidhu ne sulm i ke neper shqiperi fmit e qenit

    Përgjigju
    • Xiki: 04/11/2024 19:44

      Ahhahahahaha sa djem ka behari sa ahahhahahah po vajza 12 ahahahahaa behari ka kry pun iku me te perjetshem

  • zalo: 04/11/2024 17:06

    POLICIA TE merret me vrasesit ,,te gjeje vrasesit ,,jo me viktimen...

    Përgjigju
  • Gone: 04/11/2024 16:28

    Hato me Duel Mehmedaj e Xhenjen

    Përgjigju
    • Barushi: 05/11/2024 15:39

      Dueli s asht daja i barushit po dhandrri je ngatrru i din bracja ma mire kto pune

    • Per gone: 04/11/2024 19:31

      Ska lidhje dueli asht daja i bajrushit shokut ngusht braces

    • Filani: 04/11/2024 19:27

      Dueli ska lidhje se asht daja I barushit Shokut ngusht braces

    • Hahahaha: 04/11/2024 17:05

      Muhabeti me barushin kan frig hijen e vet . Po baft nej gja ibra me dorin

    • O gone: 04/11/2024 16:54

      Kur vjen puna per kto gjana, jan me te pameshirshem ibrahimi,muhameti,barushi dhe ismeti ta garatoj nuk lejn me kaq, e kan rrjetin me te fort n shkoder

  • Kirasi: 04/11/2024 15:07

    Po ka dal nga kirasi makina e vrasesve esht dora e asmerit dhe hatos, nuk hyjn dot izmiri me samuelin ne kiras pa i pa dikush. Ktu ka mundesi esht hato me vellezerit xhenje se asmeri eshte n burg, asmeri mund ti ket nimu prej burgu me lek ose me do gjana tjera

    Përgjigju
    • Oooooooo kiras: 05/11/2024 20:52

      Po Lict kane vra A.Kurmemen K.Vajushin Mir Aline Mond Batrin Besen qe bani pallatin Naz Bandulen Dy Bilalt dy Ferracakt Policin me gru NAIM bajrin PSE DUHET SE SBAN ME KEN Asmeri Tan kto tjert kane lane fmi mrapa

    • Ti kiras: 04/11/2024 16:00

      Po pse flitni pa pik lidhjet e din kret shkodra kush ka marr pjes pse perzini njerz kot.!!

    • Mjeshtri: 04/11/2024 15:53

      Ket pun e ka ba hato me izmirin samuelin me ndihmen e cmuar te safetit . Po si nuk e keput dhe ibrahimin se kishit fitu kampionatin

    • Po Kirasi: 04/11/2024 15:30

      Haton me Sehar Xhenjen

  • Parruca: 04/11/2024 14:51

    Mos harroni se Asmeri ka dhe nji axh gjalle dhe te forte

    Përgjigju
    • Turi: 07/11/2024 05:00

      Nj nga qitsat ka qen nga ferracaket e Kam info t sig

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës