Atentati në Shkodër/ Personi i tretë dyshohet Ibrahim Lici, mund të jetë qëlluar me 2 plumba! U mjekua në jug? Kontrolle në klinikat private në Vlorë e Fier

SHKODËR- I dyshuar se është Ibrahim Lici, personi ende enigmatik që mbeti i plagosur në masakrën e Dobraçit e që mendohet të ishte shënjestra kryesore e atentatorëve, mund të ketë lëvizur nga Shkodra drejt jugut të vendit, për të marrë mjekim.

Mbi këto dyshime policia ka ushtruar kontrolle në klinika private dhe jo vetëm, në qarqet Vlorë dhe Fier, por deri më tani nuk kanë rezultuar të suksesshme për të gjetur të tretin që ndodhej në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të vrarë në atentat në lagjen e Bajrave, grupit rival të Licajve.

Prej tij policia ka në dorë vetëm disa imazhe nga kamera amatore menjëherë pasi autorët ende të paidentifikuar lëshuan breshëri plumbash ndaj makinës “S Class”, ku në timon ishte vëllai i Ibrahimit, Hamza Lici, e pasagjer djali i ish-kandidatit për kryetar bashkie, Xhemal Bushatit. I dyshuari si Ibrahim Lici shfaqet në gjendje shoku me gjurmë gjaku pranë trupit të vëllait të pajetë.

Hetuesit dyshojnë se personi që mendohet të jetë i kërkuari i drejtësisë për vrasje, Ibrahim Lici, të ketë marrë 2 plumba e të jetë mjekuar fillimisht në shtëpi, por më tej nevoja për specialist, mund ta ketë detyruar të marrë rrugën për në jug të vendit, duke qenë se në zonat pranë Shkodrës mund të identifikohej lehtë. Kontrollet në klinikat private në Shkodër nuk zbuluan asgjë, çfarë çoi grupin hetimor në zgjerim të rrezes deri në qarqet Vlorë dhe Fier.

Përgjigjet e provave biologjike në vendin e ngjarjes do të saktësojnë dilemën e madhe, nëse në makinën e atentatit ishte apo jo Ibrahim Lici, në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, në maj 2022.

Prej ditësh grupi hetimor është i rezervuar në dhënien e detajeve të hetimit, çka nënkupton shpresën për sigurimin e provave për të ngritur akuzë për ekzekutorë dhe porositës të mundshëm. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës ndërkohë po vijojnë hetimet në mënyrë intensive për zbardhjen e ngjarjes, me pistë kryesore atë të hakmarrjes.  Makina “Range Rover Sport” e vjedhur në Durrës dhe e përdorur në atentat është një pikë ku hetuesit janë përqendruar për gjurmimin e hajdutëve, të cilët mund të kenë lidhje direkt me atentatin.

Si ndodhi atentati në Shkodër? 

Masakra me 4 të vrarë dyshohet se u krye nga dy qitës, një i tretë në rolin e shoferit dhe i katërti që i largoi nga vendi ku makina luksoze u shkrumbua. Atentatorët i dolën paralel makinës “S Class”, duke hapur zjarr për dhjetëra metra, duke lënë të vdekur Licin dhe Bushatin, ndërsa çifti Basha që lëvizte me motoçikletë u goditën nga makina e autorëve, pasi humbi kontrollin nga breshëria e plumbave. Bashkim Basha humbi jetën në spital 4 ditë pas atentatit. 

Ndërkohë, Izmir Sakicaj, 23 vjeç, dhe Samuel Troshani, 24 vjeç, po kërkohen nga Policia e Shkodrës. Burime pranë grupit hetimor thonë se bashkë me ta, janë në kërkim edhe anëtarë të tjerë të grupit të Bajrajve, pasi dyshohen se mund të kenë qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorëve, por deri tani nuk janë gjetur.

Viktimat e atentatit në Shkodër 30 tetor 2024
Hamza Lici 23 vjeç, vëllai i Ibrahim Licit
Arlind Bushati 32 vjeç, djali i Xhemal Bushatit
Flutura Basha 56 vjeçe, qytetare e pafajshme - Bashkëshortja e Bashkimit
Bashkim Basha 67 vjeç, qytetar i pafajshme - Bashkëshorti i Fluturës

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Filani: 13/11/2024 10:31

    Po me vlonjatet qe i permend njeri pse flet kot o djale , skane sky evc vlonjatet jane te vjeter kush i njef i njef mire nuk shesin e t t shkojne ne varrim se kane kode morale . Vetem armiku preket, jane plot hasmerira ne Vlore me t njejtin krahe tere jetes . Une kam miq malsie plot po e pane vet ne sky si t shisnin edhe i krahasoni ju me vlonjat ? Shifni jeten tuaj se bota ka hallet e veta . Aman te pafajshemit ti kursej zoti Amin

    Përgjigju
  • kiras vs dobrac: 09/11/2024 15:52

    ore si shpjegohet qe vec djemt e kiras behen kalojne me dobracin? asnje cun dobraci nuk kalon me kirasin? jua them une pse e keni te skyecc kur behar bajri thote sa ti mar hakun boranit se shoket nuk i harroj kurre. prandaj bajrat jane kompakt nuk ka per ti tradhtu kurre askush. mos flasim pastaj lidhjet e enverit dhe beharit me mil shullazin dhe tan dajtin dhe grupin e ketyne. shkoni futini ndonje tik tok se lujne rende dobraci me shoqni

    Përgjigju
    • fantomasi: 10/11/2024 20:34

      mos ngaterro shoket me ate vrasje qe permende se dihet gjaksi i kujt ishte ai ne lezhe

    • Xxx: 10/11/2024 15:48

      Shoket si harrojn ama i vrasin per lek e i shkojn dhe ne varrim tu u beti se po i marrin hakun

  • gjkko: 09/11/2024 11:58

    vrasja e endri mustafes eshte bere nga ibrahim lici eshte vrasje e provume dhe cdo gje qe ka thene malja eshte verifiku me hetime duke fillu nga vendi deri te pergjimet e maljas me familjaret. dun me na myt lict, celsin deres dhe yttt. pastaj e ka ndru nga frika plus dhe theniet qe i ka thene ibrahimi para se ta vrasi perkojne te gjitha

    Përgjigju
    • gjkko: 09/11/2024 15:45

      ka qene dhe ka perfitu nga mbyllja e kovidit kane ec shkoder tirane me 150 mos fol kot o palle lexo lajme mos u mer me keto pune se deshmia e ati cunit ka qene e sakte

    • GjKoqe: 09/11/2024 14:36

      Cfar lesh faktumet ma ar se ska anje prov asigja burri bots ska ken hic Shkoder ateher ,po nuk hedhni balte ju me kto komentet e juja

  • Brace: 09/11/2024 10:41

    Njerzt po bajn dua per ty vlla Allahu te rujt e i shkaterroft armiqt e tuje ( se jan armiqt e tane Shkodres)

    Përgjigju
    • Per Dua Lipen: 12/11/2024 16:05

      Po skena pune tjeter vec me ba dua per Ibrahim Kriminelin qe ka ba mbi 20 vrasje i pagum prej Sokolit

  • Gjynah: 09/11/2024 07:20

    Me dhemb shpirti per Ibrahim Licin, i ka te gjithe kunder me shtet dhe banda, edhe akuza per vrasje qe e ka sot kunder Endri Mustafes eshte e krijuar nga Bajrat me miqtë e tyre prokuror, e di gjithë Shkodra qe nuk e ka ba ai vrasjen. Si nuk doli dikush nga SPAK me e ndihmu kyt djale, gjynah i zotit ja shkaterruan jeten dhe familjen. Te ndihmofte zoti Ibrahim, ta dish qe shume prej forcave te policise kane respekt per ty, je me te vertete çun i mire dhe me vlera, jo si pjesa ma e madhe besprema qe i mbushin hundet me kokaine, alkol dhe prostituta, ky hall qe te ka ra ty mund ti bie kujdo prej nesh.

    Përgjigju
    • Per gjyhanen: 22/11/2024 13:39

      Ta thaft Zoti zemren ty e ibrahimit se ka tha shume zemra nanash

    • Mos bash hajr: 09/11/2024 08:40

      Uroj te vrasin ty ibrahimi ke te djegun ma shum e te shof si po komenton

  • Iris: 09/11/2024 01:03

    Kushdo qe te kete qene ne makine, nga pamja e dhene ketu nuk me duket i plagosur,jo me dy,por as edhe me nje plumb.Qe ishte i shokuar e i gjakosur,sigurisht qe do te ishte,kush nuk do te ishte po te gjendej ne ate situate!Bresheri plumbash qe te fluturojne majtas e djathtas,cifla xhamash,plumba rikoshete,pika gjaku e copeza mishi nga te viktimave qe te bien mbi trup,koke,fytyre,ulerima,thirrje,tym,baterdi,komplet kaos.Shikoni Malesine e Madhe,Dukagjinin,por dhe Malin e ZI e Fushe-Krujen se mos eshte fshehur ne keto zona e mbani ne pergjim telefonat e familjes.

    Përgjigju
  • Kok badolja: 08/11/2024 23:07

    Dasht Zoti i shfaros ky ato krimba pa brek

    Përgjigju
  • mike: 08/11/2024 21:35

    nja 4 verasje i kane bo xhaxhallaret e keti sokoli dhe bardhi, vrane nja 4 dukagjinsa qe ne vitet 1996 i vrane vellain ramazanin. ky thone qe ka vra dhe tit kurmemen killerin le specialist dhe nje nga njerzit me trima ne shkoder. pjesa tjeter e kane pas hak plumbin thone

    Përgjigju
    • Ooo popo: 09/11/2024 10:40

      Mos ec me fjalt e njerzve se ja kan faturu kot njato si ke shkru

    • Po po: 09/11/2024 08:45

      Po mir alin e mond batrin pse i vravi ? Ciftin brecana ferracakt e bilalt pse ? Po endrin e axhen e beharit 75 vjec pse ? Sa ka vra ibra ehaa

    • Loni: 08/11/2024 22:00

      Asgje ca the su kuptua

  • Ooo milet: 08/11/2024 18:15

    Policia nuk kerkon neper klinika personin ne fjal.por kerkon nje prej antentatorve si asht plagos e ka shku ne fier mu mjeku te njerzt e asmerit

    Përgjigju
    • Per: 08/11/2024 20:57

      Asme ka kuqt ne fier

    • Big g: 08/11/2024 19:00

      Ku ka asmeri njerez ne fier ca flisni kot bajret kan shoqni

  • Cxxxx: 08/11/2024 17:39

    Turp per shtetin e policin, ne vend te merret me atentatoret merret me Ibrahimin. Pse nuk merret policia me Bajri qe ishte ne makin te atentatorve dhe ka mbet i plagosun?

    Përgjigju
  • Po Vrasesit?: 08/11/2024 15:56

    Bravo policia e shtetit! Ky qe u shpetoi Bajrave do ta kape policia tani me cdo kusht.

    Përgjigju
  • I drejti: 08/11/2024 14:58

    Allahu e rujt kudo si tjen edhe ja hap rrugen kudo si shkel

    Përgjigju
    • heh: 08/11/2024 20:02

      hajt iher thuji

    • O prgj: 08/11/2024 19:23

      Kirasjan jam , ti e ke pa ne tv. Un ti shkruj emrat e tyne po deshe

    • Prgj: 08/11/2024 18:09

      Me e njoft ti si e njof un edhe ti me kishe mbeshtet mu,e skishe permend kto shifra kot si ke nigju ti prej tv e portaleve te shituna

    • O i drejt: 08/11/2024 15:49

      Ka vra 20 vet mor , apo zdin gja vec i ke ndi emrin kot ? Te vrasin nej vella a ca te kesh per zemer ateher po shofim ca komenti po ban

  • Loni: 08/11/2024 13:54

    Mbeturina te dyja palet e konfliktit. Gjobaxhinj vs killera.ushkrifshin te dyja palet e I marrshin te gjithe me shqiperi me ked qe I Ben keq njerezve te thjeshte. U shkrifshin te ter mostrat halabake qe Po vdesim nga pak ne kete vend te gjithe. Edhe ju o politike me cka keni u shkrifshi SI keto. Qe se bet kete komb kurre. Kaus dhune drove mbollet ne vend te mbillnit dashuri respect arsimim. U shkrifshi ju qe e doni kete komb mesjete me cfare keni e cfare doni u shkrifshi.

    Përgjigju
    • kiraskiras: 08/11/2024 20:26

      Amin!!

  • Juli: 08/11/2024 13:51

    Turp ka 2 jave qe eshte bere atentati dhe akoma policia ska dale ne deklarate kush eshte personi i trete.A ka shenja gishtash ne makine ky njeri apo ishte i padukshem

    Përgjigju
    • Per Shefin: 08/11/2024 17:46

      O shefi ky nuk ishte me atentatoret o bos

    • Shefi: 08/11/2024 16:06

      O robo makina u dogj Ku ti marin gjurmet e gishterinjve? Qysh duhet te dali policija me deklarate kur nuk ka gje ne dre...te japi lajmin? Nuk te mjaftojn tv ty o jul?

  • shk: 08/11/2024 13:22

    po si ka mundsi tesh 2 jave me video e me njolla gjaku hala policia "dyshohet se eshte filani"?? turp ne cfar vendit jetojme

    Përgjigju
  • Toto riina: 08/11/2024 13:14

    Dasht i madhi Zot e run ku do te jet se eshte djal trim e i beses

    Përgjigju
    • lani: 08/11/2024 20:36

      Nuk vete ne fiere e vlore mos flisni kote se jane te pabese vlonjatet te shesin se pullumbe gjoka ka grupin ne vlore me gjithe deputetin e vlores

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën