Atentati ndaj Rroshkodolit në Shkodër / Kush është 26 vjeçari i arrestuar! 17 vjeç, pjesë e 'grupit të zjarrit' që vranë efektivin e RENEA-s në Lazarat! Njihej si mbështetës i ISIS

Atentati ndaj Rroshkodolit në Shkodër / Kush është 26 vjeçari i arrestuar! 17 vjeç, pjesë e 'grupit të zjarrit' që vranë efektivin e RENEA-s në Lazarat! Njihej si mbështetës i ISIS

1725617440_ibrahimbashaxhuliomalo.jpg

Foto: Ibrahim Basha dhe Xhulio Malo 

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema, siguron foton e të arrestuarit për atentatin ndaj Elis Rroshkodol në Shkodër. Ai është Xhulio Malo, një emër i njohur edhe si pjesë e "grupit të zjarrit" në Lazarat më 2015, kur u vra speciali Ibrahim Basha gjatë operacionit policor. 26 vjeçari akuzohet se siguroi kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen, sikurse edhe arsenalin e armëve.

Ndërkohë në 2015 ai rezulton të jetë arrestuar dhe prë vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, ngjarje e ndodhur më 24 qershor 2015.

Dhe i arrestuari Xhulio Malo, nga Lazarati, i akuzuar si i përfshirë në atentatin e Shkodrës ndaj Elis Rroshkodol (Shkoza) javën e kaluar, nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit dhe Drejtësinë.

Xhulio Malo, foto nga FB në vitin 2015, pas arrestimit

I njohur si mbështetës apo fans i Shtetit Islamik ISIS, ai cilësohej edhe si një nga anëtarët e grupit të të rinjve, ish-ushtar i Gate Mahmutajt (i vdekur), në Lazarat. Madje ai është arrestuar i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, në atë pritë të 24 Qershorit 2015 në Lazarat, një vit pasi policia kishte marrë nën kontroll fshatin në operacionin antikanabis.

Së bashku me vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko, të dyshuar dhe dënuar si organizatorë, si dhe 6 të rinj të tjerë, ata lëshuan breshëri plumbash.

Dy efektivë të tjerë u plagosën. Xhulio Malo u identifikua dhe kap dy ditë më pas. Ai rrëfeu skemën e krimit për hetuesit, duke shpjeguar se autorët ishin vëllezërit Aliko dhe se planin për sulm ndaj policisë e përgatisnin prej 6 muajsh. Malo, në atë kohë vetëm 17 vjeç, u akuzua si personi që siguroi armatimet e grupit. Ai e refuzoi akuzën, por gjithashtu u dyshua se ishte personi që tërhoqi në kurth grupin e specialeve të RENEA-s, pas të shtënave me armë dhe ndjekjes me makinë.

Kur efektivët me makinën jo të blinduar u afruan në kodër, u gjendën në kryqëzim zjarri dhe pa mundësi shpëtimi. Në një vëzhgim të profilit të tij në Facebook, u gjetën foto të Malos në plantacione hashashi, foto të ISIS në Siri dhe madje foto të tij si përkrahës i tyre dhe me gishtin lart. Malo tha në atë kohë se grupi kishte 15 persona dhe dispononin snajpera dhe armë të rënda.

Pas masës së sigurisë nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda më 27 Qershor 2015, Malo iu nënshtrua hetimeve, teksa përfitoi edhe si dëshmitar që ndihmoi Prokurorinë me rrëfimin dhe u dënua vetëm me 10 vite burgim. Vendimi për grupin e zjarrit me 11 të pandehur u dha më 21 Mars 2018, teksa gjithashtu u dhanë edhe dy dënime përjetë. Konkretisht izolim përjetë për Arbion Alikon dhe Barjam Bocia, e 150 vite burg ne total për nëntë të akuzuarit e tjerë.

Pas vuajtjes së izolimit ai ishte liruar, teksa ka rënë përsëri në pranga sot (6 Shtator), në lidhje me një tjetër vrasje, atë të ndodhur në Shkodër më 30 Gusht.

Xhulio Malo në një parcelë kanabisi në Lazarat, foto nga FB


Lajmi kryesor:

Zbardhet atentati ndaj Elis Rroshkodolit në Shkodër, 1 në pranga 3 në kërkim! Në Mullet kishin bazën e makinave për vrasjet me pagesë! I arrestuari pjesë e grupit që vranë efektivin e RENEA-s në Lazarat


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Basha merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Demokracisë në SHBA: Një mundësi për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike

Basha merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Demokracisë në SHBA: Një mundësi për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike