Atentati në Shkodër, shënjestra është ‘dronist’ i policisë! Gjenden 3 kallashnikovë! Dëshmia: U fshehëm pas makinës! S’kemi hasmëri

SHKODËR- Gjergj Ndërshtiqaj duket se ishte shënjestra e atentatit mbrëmë (12 mars) në Grudë e Re, fshat i Shkodrës, ku ai dhe kunati i tij Gjon Nika u shpëtuan mrekullisht më shumë se 80 plumbave, aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.  Hetuesët dyshojnë për shkak të profesionit të 30 vjeçarit.

Prej dy vjetësh i riu ishte dronist i policisë së Shkodrës, dhe ka filmuar hapësira të tëra në Malësi, ku janë zbuluar edhe parcela më kanabis. Vitin e fundit, Gjergj Ndërshtiqaj, kaloi specialist në zonën e Shoshit, ku për shkak të profesionit, posedonte informacione në lidhje me fushën e drogës.

Ndërshtiqaj, është dhe vëllai i Marjan Ndershtiqaj drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) në Shkodër. Por policia deri tani nuk ka gjetur element që e lidh atentatin, me zyrtarin e lartë. Megjithatë, kjo është një nga pistat që po hetojnë specialistët e antikrimit, pa përjashtuar, konflikte të tjera, apo aktivitetin e personit e dytë , Gjon Nika. Shënjestrat nuk kanë pranuar të kenë konflikte, apo të ishin në ruajtje nga ndokush me të cilin ndanin probleme.

“Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës.”, thanë të plagosurit përpara hetuesve.

Objekti i betonit, i braktisur, siç duket në pamje, u shpëtoi jetën, policit Gjergj Ndërshtiqaj, në të njëjtën kohë student në Akademinë e Rendit, si dhe kunatit të tij Gjon Nika. Të dy ndodheshin në BMV, kur nga pas, sapo dolën në rrugë kryesore të fshatit Grudë të Re, në Shkodër, i ndoqi një tjetër makinë, tip Benz. Ndërshtiqaj dhe Nika, banorë të zonës, sapo kuptuan që mjetit nga pas po i sulmonte, ndaluan makinën e tyre, në këtë pozicion, që shikohet në pamje, dhe zbritën menjëherë. Më pas lëvizen nga pas, dhe u strehuan mbrapa ndërtesës.

20 persona, të dyshuar për dijeni në ngjarje u shoqëruan. Dhe nga hetimet e deritanishme, në makinën Benz, ishin 4 persona të maskuar, 3 nga të cilët qëlluan më breshëri në drejtim të rinjve. Aq shumë është qëlluar, sa makina e Nikës dhe e Ndërshtiqaj, shpërtheu në flakë. Kurse benzi i autorëve u gjet në periferi të Grudës, i djegur, brenda të cilit, tre kallashnikovë. Polici shënjestër kishte armën e shërbimit me vete, por nuk qëlloi mbi autorët. Në Shkodër ndodhen drejtuesit më të lartë të policisë, por dhe forcat RENEA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Atentati në Shkodër/ Balla: S'kam thënë që në Shqipëri s'do ketë ngjarje kriminale! Kam besim tek ekipi që drejton hetimin

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë në lidhje me atentatin e mbrëmshëm në Shkodër ku mbetën të plagosur dy persona.

Balla shpreh besim tek ekipi që po drejton hetimet në Shkodër, ku mbeti i plagosur vëllai i drejtorit të DRSHTRR.

Pyetje: Vëllai i një drejtori të rëndësishëm në Shkodër, është bërë objekt i një atentati, ndaj tij janë derdhur 80 plumba. Disa ditë më parë, në Lezhë, ka pasur një tjetër atentat ku ka qenë i përfshirë një zyrtar lokal i asaj zone. Në qarkun e Lezhës janë 4 vrasje të pazbardhura, vetëm në muajt e fundit. A ka marrë krimi një revansh në vend?

'Në rastin e Lezhës, gjithë ngjarja është zbardhur, më vjen keq nuk e keni informacionin. Ngjarja që ju përmendët është zbardhur dhe personat do të përballen me drejtësinë. Kam shumë besim për gjithë ekipin që po drejton hetimet në Shkodër. Unë nuk kam thënë asnjëherë që në Shqipëri nuk do të ketë plagosje, apo edhe, largqoftë, ngjarje kriminale me humbje jete! Por e rëndësishme është që në Shqipëri, Policia e Shtetit e ka rritur ndjeshëm fuqinë e saj zbuluese për t’u shkuar në fund ngjarjeve kriminale, jo vetëm të reja, por, edhe të vjetra.', tha Balla.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 13/03/2024 18:58

    Ata që duan të ngulin Lekë Dukagjinin në Shkodër dhe protestojnë paligjshmërisht para bashkisë t'a ngulin prijësin në trojet e tij dhe të protestojnë që bashkëfshatarët e tyre të mos kultivojnë më kanabis dhe të mos vriten si Berrat!! Primitivizmi nuk ka vend në Shkodër!! Stop vrasjeve!!

    Përgjigju
  • Marksi: 13/03/2024 13:58

    Eshte "lufte" mes sindikates kundershtare kriminale me ate te Doshit brends policise. Sic shpesh thote dhe krye kartelisti i qeverise "hane koken" e njeri tjetrit.

    Përgjigju
  • endi: 13/03/2024 12:25

    Kane patur problme me ndarjen e te ardhurave nga fidanet qe kane mbjellur ne Dukagjin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton