Atentati në Tiranë/ Dalin pamjet e autorëve të vrasjes në Laprakë (FOTO)

Atentati në Tiranë/ Dalin pamjet e autorëve të vrasjes në Laprakë (FOTO)

Autorët duke u largua me vrap nga vendi i ngjarjes pas vrasjes në Laprakë para dy netësh

REPORT TV siguron foton e autorëve të vrasjes së 17-vjeçares në Laprakë dy net më parë. Në foton e siguruar nga Report Tv dy të rinjtë duken teksa largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pas atentatit.

Në foto dy autorët gjatë largimit nga skena e krimit

Nga të shtënat me armë zjarri humbi jetën 17-vjeçarja Griselda Gjikolaj dhe u plagos Erion Benga. Ndërkohë që autori Robert P. nga Puka është në kërkim, policia ka arrestuar shokun e tij, Ronald Muzhaqi si bashkëpunëtor.  I riu mbahet në ambientet e drejtorisë së policisë Tiranë ndërsa 6 orë pas ndalimit të tij ai ka refuzuar të flas me hetuesit. 

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti ndërmjet Begës dhe Robertit i cili ka planifikuar më pas vrasjen duke pritur Gjikolën dhe Begën të dilnin nga lokali ku po pinin kafen. Shkaqet e motivit mbeten mister ndërsa Benga që la spitalin e traumës pas mjekimit nga plagosja në ngjarje nuk ka dhënë një version se përse ndodhi atentati. Për raportin me Griseldën sipas deklarimeve të Bengës ai nuk kishte lidhje intime me 17 vjeçaren por e njihte si mikeshën e një shoku të tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar