Gjykata e Tiranës caktoi këtë të mërkurë masën e sigurisë arrestit me burg për Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka, të akuzuar për atentatit ndaj Gazmir Dacit, në burgun e Vaqarrit të shtunën me 30 korrik 2016.
Në kërkesën për masën e sigurisë, prokurori Endrit Bimi, tha se ka dyshime se Ergys Kolaveri ka kryer atentatin e ndodhur në burgun e Vaqarrit ndaj Gazmir Dacit.
Po ashtu prokurori kërkoi edhe shpalljen e moskompetencës së çështjes për faktin se vepra penale e gjakmarrjes, për të cilën akuzohen dy personat parashikohet të shqyrtohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Në këtë ngjarje mbeti i plagosur rëndë i paraburgosuri Lili Dulaj nga Prizreni me banim në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale prokuroria ka sekuestruar një furgon në pronësi të familjes Kolaveri. Ky mjet është i ngjashëm me një të tillë që ka është regjistruar nga një kamera sigurie në një rrugë pranë burgut të Vaqarrit, nga ku është qëlluar në drejtim të vendit të ajrimit Lili Dulajt.
/Shqiptarja.com

VIDEO