VLORE - Renato Omeri, 37-vjeç, të cilit iu bë atentat mbrëmjen e djeshme në Vlorë, është qëlluar me 6 plumba.
Ai gjeti vdekjen rrugës për në spital. 37-vjeçari, të cilin miqtë e thërrasin “Reni” është një emër i njohur për Policinë, pasi ka disa precedent penal.
Viktima me dy emra
Renato Moeri "Reni" njihej edhe me emrat Marjen Xhaferaj dhe Alias Marjen Omeri.
Një i ri i veshur sportiv dhe me kapele në kokë është afruar në lokalin ku 37-vjeçari po pinte një kafe me një mikun e tij dhe ka qëlluar 6 herë.

(Viktima e atentatit Renato Omeri)
Autori i thirri "O Reni"
Burime nga Policia bëjnë me dije se autori para se ta qëllonte i thirri në emër “Reni” dhe menjëherë sapo Renato Omeri kthehu kokën qëlloi në drejtim të tij.
Plumbat e kanë kapur në trup dhe në kokë, ndërkohë që miku i tij i cili ishte në tavolinë, nuk ka arritur të identifikojë autorin. Menjëherë më pas vrasësi u largua qetësisht në këmbë, i thanë dëshmitarë Policisë. Ndërkohë pas vrasjes autori dyshohet se është larguar me një makinë, I ndihmuar edhe nga persona të tjerë.
Pavarësisht se Policia shoqëroi 10 persona, nuk arriti të arrestoi autorin.
Renato Omeri kishte shkuar për vizitë tek motra e tij dhe kishte dalë për të pirë një kafe poshtë pallatit, kur iu bë atentat. Vetëm dy muaj më parë Renato Omeri i ka shpëtuar një atentati tjetër në një kazino në Vlorë.
Atentati i dy muajve më parë, është bërë vetëm pak metra më larg se atentati që u bë mbrëmjen e djeshme. Sipas Policisë viktima ruhej gjatë gjithë kohës, pasi jo vetëm që përdorte të paktën 3 identiteti, ai mbante një pistoletë me vete, por që nuk mund ta nxirrte dot, pasi autori e qëlloi nga një distancë e afërt.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se vrasja dyshohet se ka lidhje me konfliktet e vjetra që kishte Renato Omeri.
Dy vite më parë nipi i 37-vjeçarit, Endri Çaushaj bashkë me shokun e tij Ervin Kodra, janë vrarë me breshëri automatiku në një atentat të dyfishtë në mes të Durrësit.
Dy pistat ku u përqendrua policia në atë kohë ishin prishja e pazareve të drogës dhe hakmarrja. Pikërisht edhe në këtë rast dyshohet se prishja e pazareve të drogës dhe hakmarrja mund të jenë shkak i atentatit që tronditi Vlorën, pasi vrasja u krye në një lokal pranë Lungomares.
Dëshmia e qytetarëve nuk kanë ndihmuar Policinë për të identifikuar autorin, ndërkohë që miku i Renato Omerit i cili ishte në tavolinë, ka thënë se nuk arriti ta shikonte dot në fytyrë vrasësin. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, por nuk ka arritur ende të zbulojë identitetin e autorit.
/Shqiptarja.com