VLORË-Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e plagosjes së mbrëmjes së kaluar në qytetin e Vlorës.
 
Paris Sulejmani ka plagosur mbrëmë në lagjen "Isa Boletini" pranë vendit të quajtur "Kali i Trojës", Arlind Lulushin 28 vjeç.
 
Sipas informacione nga policia, Paris Sulejmani, 29 vjeç, banues në Vlorë, është me precedent penal të mëparshëm, i arrestuar më parë për veprat penale "Prodhim dhe shitje narkotikësh" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve".

Policia e Vlorës po punon intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com