Pista kryesore e vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme në Vlorë është ajo e larjes së hesapeve.
 
Kjo për faktin se Mirvjen Hyseni është i afërm i një prej viktimave të vrasjes së trefishtë që ndodhi në 2015 në lagjen "Cole" të qytetit bregdetar.
 
Hyseni i afërm i Rakipit i vrarë në 2015
Burime nga Policia e Shtetit thonë se Mirvjen Hyseni është i afërm i Haki Rakipit, cili mbeti i vrarë nga kjo masakër.
erven hyseni
(Mirvjen Hyseni i vrarë dje në atentat)
 

Në atentatin e prillit të 2015 në ambientet e një pike bastesh, mbetën të vrarë Albi Limaj, Ardi Veliaj e Haki Rakipi.
 
Policia dyshon se Mirvjen Hyseni ka pasur konflikte me grupe kriminale që mund të kenë lidhje edhe me masakrën e Coles.
 
Deri në këto moment Policia po heton edhe pistën e hakmarrjes.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com