Atentati në Vlorë ndaj Indrit Sadedinit, gjendet një makinë e djegur në Fier! Dyshohet e autorëve, targat të vjedhura në Lushnjë

Atentati në Vlorë ndaj Indrit Sadedinit, gjendet një makinë e djegur në Fier! Dyshohet e autorëve, targat të vjedhura në Lushnjë

Indrit Sadedini

Një automjet tip “Mazda”, totalisht i shkrumbuar është gjetur gjatë orëve të natës në zonën e Darëzezës në Fier. Dyshohet se makina është përdorur për atentantin e ndodhur në Vlorë dy ditë më parë ndaj Indrit Sadedinit.

Targat e mjetit rezultojnë të vjedhura në Lushnjë ndërsa në brendësi të saj nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Veprimet janë duke u kryer nga policia e Fierit dhe ajo e Vlorës në bashkëpunim me njëra-tjetrën.

Atentati me tritol ndaj të riut Sadedinit ka ndodhur mesditën e së dielës në zonën e Lungomares në Vlorë, ku si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë 33-vjeçari. I riu ka rënë pre e një atentati edhe 4 vite më parë, ndërsa po hetohet e kaluara e tij.

Indrit Sadedinaj, nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal, por megjithatë shkak për shpërthimin dyshohet konfliktet e mëparshme të 33-vjeçarit. Burime nga Policia e Vlorës për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, bëjnë me dije se pista që po hetohet si motiv për atentatin është ajo e prishjeve të pazareve të drogës.

Lënda plasëse me qëllim ekzekutimin e 34-vjeçarit Indrit Sadedini, të dielën në Vlorë, ishte vendosur vetëm 15 minuta para se të shpërthente. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga kamerat e sigurisë së bizneseve atyre pranë, të cilat janë sekuestruar, është vërejtur se tritoli është vendosur nga një person i maskuar me kapuç në kokë, dhe ka hedhur pakon duke e mbuluar me letër që te mos binte në sy. Dy persona të tjerë mësohet se e ndiqnin të riun me makinë. 

Shpërthim i fortë ndodhi në lagjen "10 korriku", duke alarmuar banorët e një zone mjaft të populluar. Report Tv solli pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihej i plagosuri i shtrirë në rrugë, në pamundësi për të lëvizur, teksa i jepej ndihma e parë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:31
E shkrumbuar totalisht, dalin pamjet e makinës që u përdor nga autorët në atentatin e Vlorës

 

Report Tv ka siguruar pamjet e automjetit tip 'Mazda' i cili u gjet i djegur mbrëmjen e djeshme në Darzezë të Fierit që dyshohet se u përdor nga autorët për atentatin ndaj të riut Indrit Sadedini dy ditë më parë në Vlorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Çmimi i drithit të importuar, ulje vjetore me 42% në mars 2024, por buka nuk ndryshon

Çmimi i drithit të importuar, ulje vjetore me 42% në mars 2024, por buka nuk ndryshon