TIRANE - Prokuroria e krimeve të Rënda ka marrë në shqyrtim ngjarjen ku gjeti vdekjen biznesmeni 42 vjeçar Isuf Brahimaj dhe u plagos rëndë 19 vjeçarja Ornela Gjini.
Mësohet se grupi hetimor tashmë drejtohet nga Krimet e Rënda të cilët po punojnë për zbrdhjen e ngjarjes. Burime nga grupi hetimor kanë konfirmuar se janë sekuestruar kamerat e sujbekteve rreth vendit të ngjarjes, si dhe janë marrë dëshmi aty, por prej tyre është zbardhur vetëm dinamika e shpërthimit, dhe asgjë më shumë për atë çka ka ndodhur para atij momenti.
Gjithashtu bëhet me dije se vitktima në 24 orët para ngjarjes, ka qenë pothuaj gjatë gjithë kohës në hotelin të cilin kishte ndërtuar, e që po përgatitej për inaugurim. Madje mësohet se edhe mëngjeisn e seë enjtes ishte nisur prej aty.
Prokurorët kanë seksutruar edhe aty kamerat e sigurisë, duke qenë se mjeti ka qenë i parkuar në këtë zonë, ndërsa kanë marrë në peytje të gjithë punëtorët e identifikuar që po kryenin punime në hotel si dhe të afërm të vitkimës dhe të plagosurës.
Pistat e hetimit janë në duart e Prokrurisë së krimeve të Rënda të cilat ende nuk kanë nje tablo të qartë të ngjarjes. Ata vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës të marrin në pyetje gjithkënd që është mësuar se ka pasur kontakte me viktimën, të lenduarën apo edhe automjetin ku u vendos C4.
Gjithashtu burimet konfirmojnë se ekspertë të kriminalsitikës po punojnë për përcaktimin e mekanizmit të autobombës, dhe materialet e përdorura në të, pasi sipas tyre mund të orinetohen drejt grupit apo individëve e i kanë përdorur ato më parë, për të ngushtuar kështu rrethin e të hetuarve. Deri tani asnjë nuk është shoqëruar me cilësinë e të dyshuarit peër ngjarjen.
Isuf Brahimaj, 42 vjeç mbeti i vrarë në një atentat me eksploziv ndaj ti mëngjesin e djeshëm, ndërsa mbeti u plagosur rëndë edhe 19 vjeçarja Ornela Gjini, e cila ishte në makinë bashkë me viktimën në momentin e shpërthimit.
Sot mjekët e QSUT, ku Gjini vijon të jetë e shtruar, konfirmuan gjendjen e rënduar të saj, ndërsa nënvizuan se ende nuk mund të flitet se ajo është jashtë rrezikut për jetën

(Në foto: Makina e shperthyer dje në Vlorë)
Atentati në Vlorë, mjekët për 19 vjeçaren: Ende në rrezik jete!
Ornela Gjini, 19 vjeçarja e cila mbeti e plagosur në atentatin me eksploziv ndaj makinës së biznesmenit Isuf Brahimaj dje në Vlorë vijon të mbetet në gjendje të rëndë.
Janë vetë mjekët e spitalit të QSUT në Tiranë të cilët konfirmojnë gjendjen e rënduar të së plagosurës 19 vjeçare. Sipas mjekëve, që po ndjekin gjendjen shëndetësore të Ornela Gjinit, thonë se vajza ka pësuar djegie të shumta, rreth 80% sipërfaqes së këmbëve, gjë që nuk përjashton mundësinë e një infeksioni që do të komplikonte organet jetësore.
/Shqiptarja.com

VIDEO