Atentati mafioz afër aeroportit të Rinasit në Tiranë, ku nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov, drejt mjetit ku udhëtonin Gilmando Dani krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, ka qenë në fokus të emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv mbrëmjen e sotme.

I ftuar në emision ish-prokurori Ervin Karanxha, tha se autorët e atentatit përdorën mjetin Toyota Yaris me targa greke për të mos krijuar dyshime se do të kryenin një atentat.

Karanxha theksoi se reagimi i policisë duhet që të ishte më i shpejtë dhe duhet që të ishin vënë në ndjekje të autorëve.

‘Autorët kanë ikur me Toyota Yaris dhe duhet që të ishin ndjekur nga policia, pra duhet që të kishin reaguar më shpejtë. Ata  kanë pasur atë mjet me targa greke, mbase që të mos binin në sy pasi mbase mund të dukej edhe si mjeti i në emigranti që ka ardhur nga Greqia. Kamerat duhet që të shihen sepse mbase nga ndonjë gabim i autorit mund të identifikohet. Por, koha e reagimit të policisë duhet që të jetë më e shpejtë. Imagjino që i ikën policisë me atë makinë. Aty shpejtësia është e kufizuar, ka policë të shtrirë në rrugë dhe aty është gjetur vendi që ata të realizojnë qëllimin. Vepra penale është me paramendim dhe është ngjarje shumë e rëndë’, tha ai.

Analisti Arben Meçe, tha se duhet që të nisë hetim i thelluar lidhur me praninë e agjentit të Mbikëqyrjes Policore (AMP) Muçi Shaljani që ndodhej në makinë me mikun e Emiljano Shullazit.

Teksa u ndal tek mënyra se si është bërë atentati në Rinas, Meçe deklaroi se kjo tregon se ka qenë i mirëmenduar dhe i planifikuar prej kohësh.

‘Kemi të bëjmë më një aksion të mirëorganizuar që ka nisur që në Barcelonë, sepse duhet që ta dish që ai person në këtë orar do të jetë në atë vend për të bërë atentatë. Pra informatori fillon që atje. Ata kanë përdoru Toyota Yaris sepse është një mjet më i padyshimtë, edhe vendi është studiuar mirë. Prezenca e një punonjësi të AMP është e rëndësishme dhe duhet që të sqarojë policia këtë gjë, duhen hetime’, tha ai.

Juristi Përparim Çaça, tha se kamerat e sigurisë që janë të shumta në zonën ku ndodhi atentati, do të zbulojnë lëvizjet e mjetit të autorëve.

‘Ata i kanë pritur aty, i dinin orarin dhe e gjitha më pas është një film i parë pra digjet makina dhe më pas bëhen disa postblloqe nga policia. Në makinë kemi një person që është agjent i AMP që do të ketë hetime të mëtejshme për të parë se si qëndron puna. Ndoshta shpëtimi mund të jenë kamerat për sa kanë kapur dhe për të parë lëvizjet e autorëve, kur kanë hyrë aty, ku kanë kaluar. Duhet një punë hetimore e cila kërkon pak kohë. Po në atë zonë ka shumë kamera’, tha ai.

Për Rezart Kthupin, krimi i organizuar në vend është duke u infiltruar në polici. Ai theksoi se agjenti i Mbikëqyrjes Policore (AMP) Muçi Shaljani kishte vetëm tre muaj që punonte në AMP.

‘Shqipëria nuk është vend i sigurt, sepse në harkun kohor të një viti të ndodhin ngjarje të rënda Shqipëria nuk është më vend i sigurt. Nuk është më çështja që kemi dy grupime, krimi dhe shteti bashkëjetojnë dhe bashkëkontrollojnë territorin. Kemi një person që është mbi 40 vjeç që është pjesë e AMP dhe shoqërohet me persona të tillë dhe unë mendoj se ai është i infiltruar nga krimi i organizuar në polici. Agjenti i AMP kishte vetëm tre muaj punë’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
Atentati pranë aeroportit të Rinasit/ Gazetari zbulon itinerarin e mjetit të autorëve: 3 persona brenda tij! Ja cila është rruga që ndoqën

 

Gazetari Sokol Dema, ka treguar itinerarin që ka ndjekur mjeti i autorëve të atentatit pranë aeroportit të Rinasit, pasi kanë qëlluar në drejtim të automjetit më të cilin udhëtonin Gilmando Dani krahu i djathtë i Emiljano Shullazit që mbeti i vrarë dhe u plagos rëndë, Muçi Shaljani.

Dema tha se kamerat e sigurisë të cilat janë të shumta në atë zonë kanë filmuar atentatin, ndërsa theksoi se dyshohet se mund të kenë qenë 3 persona duke parë se janë gjetur 3 kallashnikov brenda mjetit të djegur.

 ‘Gjithçka ka nisur kur ka mbërritur avioni nga Barcelona që udhëtonin Gilmano Dani dhe miku i tij dhe më pas pasi kanë dalë kanë marrë këtë automjet që konsiderohet mjet luksoz dhe kanë dalë për tu larguar drejt kryeqytetit, por sapo kanë dalë nga rreth rrotullimi i Rinasit një tjetër automjet Toyota Yaris ecën paralel me ta dhe për disa metra është qëlluar, ku janë gjetur më tepër se 50 gëzhoja nga kallashnikovët që kanë prekur të dy personat dhe makina ka lëviz për inerci disa meta pasi është qëlluar.

Ata kanë ndjekur nxjerrë nga pas aeroportit dhe nëpër fshatra dhe lanë shkuar në fshatin Halil dhe më pas kanë marrë një kthesë dhe aty kanë djegur mjetin dhe janë larguar. Ky ka qenë intinerari që ata kanë ndjekur pasi kanë qëlluar makinën. Mendohet se kanë qenë të paktën 3 persona, duke parë se janë gjetur 3 kallashnikov edhe një pistoletë. I plagosuri është rëndë për jetën dhe është në intubim. Kamera në atë zonë ka por kanë qenë të maskuar dhe kjo e bënë të vështirë verifikimin e tij’, tha ai.

 

1762897322_repolitix.jpg

Itinerari që ka ndjekur mjeti i autorëve të atentatit