Atentatori i Çapjes/Arta Marku
rishikon një tjetër dosje të Ginës

Atentatori i Çapjes/Arta Marku<br />rishikon një tjetër dosje të Ginës<br>
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar sot ndryshimin e akuzes për Shkëlzen Hasanpapën, nga kanosje, në vrasje të mbetur në tentativë me rrezikimin e jetës së disa perosnave.

Kjo kërkesë iu bë gjatë nisjes së seancës gjyqësore, gjyqtarit të hetimeve paraprake.

19-vjeçari Hasanpapaj, dyshohet se është një vrasës me pagesë. Ai u përfshi në atentatin ndaj Florenc Çapes dhe Bledar Muçës (mbeti i plagosur, së bashku me një agjente policie) në Elbasan më 6 qershor 2017 dhe u ekstradua nën masa të rrepta sigurie nga Holanda më 14 tetor 2017.

Për skandalin e ndryshimit të akuzave ndaj të vetmit person të arrestuar për atentatin e mësipërm nga “Vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave mbetur në tentativë” në “Kanosje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, Drejtoria e Inspektimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme kishte nisur kontrollin e veprimeve hetimore dhe administrative që janë kryer me këtë dosje.

Me ardhjen e Prokurores së Përgithshme të Përkohshme Arta Marku, objekt i inspektimit u vendos që të ishte edhe ish-prokurori i Elbasanit Dritan Gina, cili ka menaxhuar procedurën e ndërimit të prokurorëve, derisa në fund çështjen e ka pasur në dorë prokurorja Eliverta Murra, e cila në 27 dhjetor 2017 ka mbyllur hetimet duke akuzuar Hasanpapaj për tre akuzat e lartpërmendura.

Gina pati përplasje me Markun, pas urdhrit të kësaj të fundit për ta zhvendosur nga prokuoriria e Elbasanit.

Marku kishte rihapur edhe dosjet e “Kurumit” dhe të “Gjinarit”,  në të cilat Gina kishte patur rol.

Ndërkohë Rovena Gashi, bashkëshorte e Ginës, e ka paditur Arta Markun për shkak se e largoi nga detyra e Drejtores së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, duke e lënë vetëm në detyrën e prokurores së thjeshtë.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij