Athinë, kapet banda e shqiptarëve
grabisnin dyqane, taksi, karburante

Athinë, kapet banda e shqiptarëve<br />grabisnin dyqane, taksi, karburante
ATHINE - Drejtoria e Policisë së Athinës Verilindore ka shpartalluar një bande kriminale shqiptarësh, të cilët grabisnin taksistët nën kërcënimin e armëve. Në veprimtarinë e tyre kriminale regjistrohen edhe grabitje pikash karburanti dhe dyqanesh floriri dhe supermerkate.

Nga policia greke janë arrestuar një shtetas shqiptar 23 vjeçar, ndërsa dje pasdite janë arrestuar në Palini dy bashkëpunëtorët e tij shqiptarë të moshës 22 dhe 23 vjeçare.

DY DITË MË PARË GRABITËN TAKSINË E PIKËN E KARBURANTIT

Pardje (16 maj) në orën 02.30 të mëngjesit dy nga personat e arrestuar, duke u shtirë si pasagjerë kanë marrë një taksi, me destinacion zonën e Peanisë. Taksisti 27 vjeçar, në një zonë krejtësisht të shkretë është kërcënuar me pistoletë dhe thikë dhe është grabitur. Më pas ai është hedhur nga taksia.

Dy shtetasit shqiptarë me taksinë e vjedhur kanë marrë më pas bashkëpunëtorin e tyre dhe rreth orës 04.00 të mëngjesit kanë shkuar në një benzinatë në Palini, dhe me maska, kanë grabitur punonjësin pakistanez dhe i kanë marrë 1000 euro. Më pas, në një benzinatë pa më larg, në Geraka, kanë grabitur pronarin duke i vjedhur 695 euro.

Sikundër rezultoi nga hetimet e policisë po këta persona, nën kërcënimin e armëve në prill të këtij viti kishin grabitur një vilë në Palini, si edhe një kishë në atë fshat. Po këta persona në 12 maj në orën 02:10 kanë grabitur një dyqan me pjesë këmbimi elektronike dhe kompjuterash, një internet kafe, si edhe celularët e klientëve. Njëri nga pjesëtarët e bandës me moshë 23 vjeçare, ishte liruar me kusht nga burgu u Avlonëd në 26 nëntor 2012, ku vuante dënimin prej 7 vjet e katër muaj për katër vjedhje në kurriz të taksistëve që kishte kryer në vitin 2009.

SHQIPTARËT PRANUAN GRABITJET

Shqiptarët e arrestuar, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur ,janë çuar sot përpara gjykatës, ndërkohë që po hetohet roli i tyre në akte të tjera kriminale.Shtetasit shqiptarë të arrestuar kanë pranuar grabitjet. Në posedim të tyre nga kontrolli i ushtruar janë gjetur një karabinë gjahu, një pistoletë, fishekë çifteje, dy maskat Full Face, dorezat, etj.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë