ATHINË - Gënjeshtrat mbaruan dhe të dielën Greqia do të marrë një frymë të thellë optimizmi, vetëbesimi dhe të hënën, me mandat të fuqishëm, do të hapim një faqe të re, deklaroi kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Cipras, nga tribuna e tubimit elektoral në Selanik që u bë në pallatin e sportit të këtij qyteti.
”Të dielën të gjithë në kutinë e votimit për të marrë shpaguar ëndrrat”, deklaroi Cipras.
”Erdhi koha që Greqia e të vërtetës, e shpresës, do të fitojë mbi frikën. Erdhi ora që Greqia e iluminizmit do të fitojë mbi Mesjetën dhe obskurantizmin”, theksoi ai.
”Me votën e tij populli do t’i japë fund politikës së pesë viteve që shkaktuan një katastrofë sociale. Është koha që e majta të vijë sërish në skenë. Është koha e një patriotizmi të ri të nevojshëm. SYRIZA e fuqishme do të thotë Greqi e fuqishme. Nuk disponojmë një shkop magjik për të rehabilituar brenda pak ditëve gjithë sa paraardhësit shkatërruan për kaq vite. Nuk premtojmë zgjidhje automatike dhe magjike. Mirëpo kemi armën tonë të madhe fuqinë dhe vullnetin e një populli të tërë për të marrë në duart e tij jetën e vet”, theksoi Cipras.
Kryetari i SYRIZA-s bëri një hapje ndaj votuesve të gjithë partive, madje edhe ndaj konservatorëve, siç tha shprehimisht dhe i ftoi që të dielën të votojnë për SYRIZA-n.
Të dielën Greqia zhvillon zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com