
Thirrje për të vrarë policë dhe për të marrë thika me vete gjatë protestave në Tiranë. Këto janë disa nga mesazhet që shfaqen në një bisedë në WhatsApp, të një grupi që dyshohet se janë nga protestuesit, që kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e publikoi sot në Facebook duke shprehur shqetësim për dhunën dhe kërkuar mbështetje qytetare për forcat e rendit.
Balla e ka shoqëruar publikimin e këtyre mesazheve me një koment për ndërhyrjet e policisë gjatë protestave, duke kundërshtuar mënyrën se si po gjykohen veprimet e efektivëve.
" Çdo ndërhyrje e Policisë po shikohet me lupë dhe po i bëhet gjyqi menjëherë! Po si duhet të sillet Policia me elementet kriminalë të maskuar si studenta? Tek grupi i ëhatsup që tregoi ajo studentja mbrëmë kanë marrë porosi të marrin thika dhe të qëllojnë mbi punonjësit e Policisë së Shtetit. Policia meriton mbështetje" tha Balla.
Thirrje të ngjashme për dhunë, akte terroriste dhe kërcënime ndaj jetës së efektivëve janë identifikuar edhe në disa kanale dhe grupe të tjera komunikimi, nëpërmjet të cilave janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të drejtpërdrejtë kriminale,
Kjo ka vënë në lëvizje strukturat e Antiterrorit dhe Krimit Kibernetik që po hetojnë llogari anonime brenda dhe jashtë Shqipërisë për veprimtari destabilizuese.
Lajmi kryesor:
'Armatos të mitur si mercenarë dhe i nis si mish për top', Koçiu akuzon Berishën për protestat: Do ta kthejë Shqipërinë në kaos! (VIDEO)








