Tre operacione antidrogë në Athinë, të cilët vijojnë prej dy ditësh, kanë përfunduar me arrestimin e 15 shqiptarëve të cilët u kapën me 52.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1.7 kg kokainë.
 
Në operacionin e parë u sekuestruan 17.5 kg marihuanë dhe 1 pistoletë me 27 fishekë. Po gjatë këtij operacioni u sekuestruan edhe rreth 29 mijë euro.
 
Në operacionin e dytë u sekuestruan 1.5 kg kokainë dhe 24 mijë euro.
 
Ndërsa në operacionin e tretë u sekuestrua 35 kg marihuanë, 1 kallashnikov dhe 400 euro. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com