ATHINE-  Zëdhënësi i qeverisë greke, Simos Kedikeglu deklaroi dje se përjashtonte të gjitha mundësitë për zgjedhje të parakohshme nëse deputetët e ''Agimit të Artë'' braktisnin parlamentin.

Lideri i arrestuar sot i ''Agimit të Artë'', Nikos Mihaloliakos paralajmëroi mbrëmë se "të gjitha opsionet janë të hapura" nëse policia filloi hetim të madh kundër partisë pas vrasjes së reperit antifashist Pavlos Fisas nga një anëtar i këtij formacioni politik.

Ekzistojnë spekulime se nëse të gjithë deputetët e ''Agimit të Artë'' e braktisin parlamentin, atëhere kryeministri Samaras do të duhet të shpallë zgjedhje parlamentare të parakohshme.

Sipas Kedikoglut do të ketë ''vetëm zgjedhje të pjesshme''.

"Drejtësia duhet të përfundojë atë që filloi. Nëse duhet të ketë zgjedhje të pjesshme ato do të jenë në rajone ku duhet të ndryshohen parlamentarët", deklaroi ai për median greke.

''Agimi i Artë'' ka 18 deputetë në parlamentin me 300 vende