/ATSH-AFP/ - Qeveria greke, që ka pranuar se ka ende mosmarrëveshje që duhen zgjidhur me kreditorët BE dhe FMN, theksoi sot se dëshironte të punonte për këto mosmarrëveshje dhe se ishte i gatshëm për intensifikimin e negociatave.
"Delegacioni grek, siç është rënë dakord, është i gatshëm të intensifikojë bisedimet për të arritur në një marrëveshje, duke përfshirë këtu në 24 orët e ardhshme dhe do të vazhdojë të punojë mbi çështjet e mbetura pezull, veçanërisht qendrueshmërinë e buxhetit dhe të borxhit", deklaroi zëdhënësi i qeverisë Gabriel Sakellaridis.
Aleksis Cipras theksoi sot se mosmarrëveshje kanë mbetur për t'u zgjidhur pas një takimi dy orësh me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në Bruksel.
FMN-ja i zbehu shpresat për një marrëveshje të shpejtë duke përmendur mosmarrëveshje të mëdha në sektorët kryesorë./