Athina pret nesër finalen e Conference League, policia greke në alarm! Frikë nga huliganët

Athina pret nesër finalen e Conference League, policia greke në alarm! Frikë nga huliganët

'Shën Sofia', stadiumi i finales

GREQI - Uefa Conference League do zhvillojë të mërkurën e 29 majit në orën 21:00 finalen e sezonit në Athinë, mes klubeve të Fiorentinas dhe Olympiacosit vendas.

Janë rreth 6 mijë policë grekë të mobilizuar për finalen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Shën Sofia”, shtëpia e AEK-ut të Athinës. Zona rreth stadiumit, në lagjen veriore të 'Filadelfia e Re', tashmë është nën kontrollin e rreptë të forcave të sigurisë.

Disa rrugë janë mbyllur, disa të tjera do të mbyllen nesër. Ajo që shqetëson policinë greke nuk janë vetëm rreth 10 mijë tifozët e Fiorentinës që tashmë kanë nisur të mbërrijnë në Athinë, por edhe marrëdhëniet e këqija mes tifozëve të skuadrave athinase.

Në Greqi çështja e dhunës lidhur me sportin është mjaft e ndërlikuar, aq sa edhe udhëtimi i tifozëve në transfertë është ndaluar prej dhjetë vjetësh.

Ekziston frika për përplasje dhe prita në zonën përreth stadiumit, ku për më tepër, mund të depërtojnë edhe ultrasit e Panathinaikosit, një tjetër skuadër athinase. Dje, ekipi i basketbollit i Panathinaikosit u prit me festë nga rreth 100 mijë tifozë vendës pas triumfit në “Final Four” të Euroligës së Basketbollit, ku kishte avancuar gjithashtu Olympiacosi (e mbylli në vendin e tretë).

Dy tifozëritë athinase janë përfshirë në përplasje të ashpra, me të plagosur, në Gjermani. Një kombinim faktorësh, me pak fjalë, që do të thoshte se masat e sigurisë u ngritën në maksimum.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?