Athinë, 32-vjeçari shqiptar i shpëton atentatit, policia e gjen në spital të plagosur bashkë me një 20 vjeçare greke! I plagosuri anëtar i një bande kriminale
Një 32 vjeçar shqiptar dyshohet se ka qenë objektiv i një atentati të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë. E plagosur mbeti dhe një 20 vjeçare greke e cila ka deklaruar se ishte rastësisht atje kur ndodhën të shtënat.
Vendi ku u plagos 32 vjeçari shqiptar në Athinë
Redaksia 28 Gusht 2023, 10:15 | Përditesimi: 28 Gusht 2023, 11:42
Dy persona, një shtetase greke dhe një shqiptar janë plagosur në një atentat të ndodhur mbrëmjen e të dielës rreth orës 20:30 minuta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ampelokipi” jashtë shkollës së Panormou në Athinë.
Kur policia shkoi në vendngjarje nuk gjeti personat e plagosur dhe as gëzhojat por pak më vonë u njoftua nga Spitali i Kryqit të Kuq për dy të plagosur, një shtetase greke 20-vjeçare dhe një shqiptar 32-vjeçar, të cilët kishin marrë plagë me armë zjarri, shkruan media greke.
Nga mediat 32 vjeçari është identifikuar si Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona i cili njihej si anëtari i bandave kriminale që operonte në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe që ishte depërtuar dy herë.
Ndërkohë vajza 20 vjeçare ka mohuar të kishte lidhje me shqiptarin duke i treguar policisë se kishte qenë vetëm një kalimtare e rastësishme që po ecte në kryqëzimin e rrugëve Panormos dhe Larisa. Ajo ka marrë një plumb në kofshë.
Policia po shqyrton mundësinë që 32-vjeçari të ketë qenë shënjestra e personit të armatosur. Në të njëjtën kohë, po mbledhin materiale nga kamerat e sigurisë të dyqaneve të zonës si dhe deklarata të dëshmitarëve për të zbuluar më shumë mbi dinamikën e atentatit, shkruan prothotema
Iu bë atentat në Athinë, Emri i të riut shqiptar që mbeti i plagosur
Media greke shkruan se 32-vjeçari shqiptar i cili mbeti i plagosur mbrëmë është në kërkim për droge dhe ka qenë i arrestuar si pjesëtar i një organizate kriminale.
Ai është identifikuar nga disa media si Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona.
Ndërkohë vajza 20-vjeçare e cila mbeti e plagosur nuk kishte lidhje me të por ka qenë fare rastësisht pranë vendit. Ajo i ka thënë policisë se nuk e njeh 32-vjeçarin dhe se po kalonte rastësisht andej kur u godit nga plumbi
32-vjeçari njihet si anëtari i bandave kriminale që operon në shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa theksohet se ka qenë dy herë i depërtuar.