Athinë, betohet qeveria
e përkohshme greke

Athinë, betohet qeveria<br />e përkohshme greke
ATHINE- Në Greqi është betuar qeveria e përkohshme, e cila do ta udhëheqë këtë vend deri në zgjedhjet e reja, përkatësisht më 17 qershor.

Kabineti përbëhet prej 16 ministrash, që përfshijnë diplomatë, profesorë dhe ish-ministra.
Zgjedhjet e 6 majit nuk i kanë siguruar asnjë partie greke vota të mjaftueshme për të formuar qeverinë, ndërsa bisedimet për koalicione kanë dështuar.

Politika greke është e ndarë ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të masave të kursimit, të cilat janë kusht për marrjen e ndihmave ndërkombëtare për të luftuar krizën e borxheve.

Diplomatët evropianë kërkojnë nga Greqia që t’iu përmbahet marrëveshjeve që ka nënshkruar tashmë për sigurimin e kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.
(sg/europaelire/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri