ATHINË - Forca jonë është besimi i popullit grek, deklaroi në prag të takimit të sotëm të Eurogrupit, kryeministri grek, Aleksis Cipras.
"Në atë takim nuk do të jetë Janis Varufakis (ministri grek i Financave - shën. përkth.). Në Eurogrup do të jetë Greqia. Do të jenë 10 milionë grekë dhe greke që vuajtën me pa të drejtë për kaq vjet. Do të jenë 1,5 milionë të papunët dhe 2,5 milionë të varfërit. Do të jenë 300 000 të rinjtë që emigruan jashtë Greqisë. Këta do të jenë në takimin e Eurogrupit", theksoi kryeministri gjatë fjalimit mbyllës të diskutimit të programit të qeverisë.
"Këtu ku gjendemi, nuk ka rrugë kthimi", tha më tej Cipras.
"Ne nuk jemi të predispozuar të mendojmë përplasjen, në të kundërt nuk do të kishte negocim", nënvizoi nga ana e tij ministri grek i Financave, Janis Varufaqis.
"Ajo që do të kërkohet është një urë mes marrëveshjes së vjetër dhe të resë që do të prezantojë qeveria", theksoi ai./ATSH/