ATHINË, 1 tetor /ATSH-ANA-MPA/ - Një plan për mënyrën sesi Greqia do të dalë nga memorandumi kanë filluar të diskutojnë në takimin e tyre të parë, pala greke dhe drejtuesit e trojkës, përbërë nga FMN, BE dhe BQE.
Një zyrtar i lartë i Ministrisë greke të Financave, i cili kërkoi të mos identifikohej, deklaroi menjëherë pas negociatave që zgjatën shtatë orë, se "diskutuam edhe çështje strategjie, çfarë do të bëhet pas memorandumit dhe si do të realizohet dalja nga memorandumi".
Ai shtoi se "nëse dalim nga memorandumi, nënkuptohet se kontrolli i trojkës nuk do të jetë saktësisht i njëjtë". I njëjti zyrtar, i pyetur për qëndrimin që mbajtën përfaqësuesit e kreditorëve, tha se ata "kanë pikëpamjet e tyre. Vendosin disa çështje mbi tavolinë dhe po përpiqemi të gjejmë emëruesin e përbashkët. Duhet që me përfundimin e vlerësimit t'i mbyllim edhe këto. Gjithsesi, nuk diskutuam sot për afate kohore".
Sipas informacioneve, në diskutimin për "kohën pas memorandumit", nga pala greke morën pjesë ministri i Financave, Gjikas Harduvelis, ministri alternat i Financave, Hristos Staikuras dhe këshilltari i kryeministrit, Stavros Papastavru.
Qeveria deklaron në të njëjtën kohë se është e mundur që të arrihet objektivi për suficit primar në vitin 2015 pa masa të reja, diçka për të cilën, sipas zyrtarit të Ministrisë së Financave, është dakord edhe trojka. "Ekzistojnë mënyra që të arrijmë objektivin, pa masa të reja", deklaroi ai./ a.jor.
/Shqiptarja.com