Prej datës 3 janar Kryepiskopi Anastsa ndodhet i shtruar në spitalin Ungjillëzimi në Athinë, për shkak të problemeve të rënduara me shëndetin e tij.

Ditën e sotme ai është vizituar në spital nga ministri i Greqisë për Arsimin dhe Çështjet Fetare, Kyriakos Pierrakakis.

Ky i fundit u interesua për shëndetin e Fortlumturisë së tij, nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Anastasia Kotanidou.

Ndërkohë më herët Kryepiskopi u vizitua të shtunën më datë 4 janar nga kryeministri Mitsotakis dhe kryepiskopi i Athinës, Jeronimi.


Lajmi kryesor:

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi vijon të jetë në gjendje kritike! Prej 3 janarit ndodhet i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës