Sipas njoftimit të policisë greke viktima është një shqiptar rreth 50 vjeç, por ende nuk dihet saktësisht identiteti dhe seksi i viktimës pasi kufoma është djegur tërësisht.
Grupi hetimor thotë se targa e makinës së djegur është në pronësi të një shqiptari, por edhe dyshimet e para lidhen se makina po drejtohej prej tij, por identiteti nuk bëhët i ditur.
Automjeti shpërtheu në flakë pak para orës 10:00 pranë portit sipas orës lokale, dhe kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje u përballën me një pamje të tmerrshme. Makina tip Citroen ishte djegur tërësisht, po kështu edhe viktima që ndodhej në sediljen e shoferit.
Mendohet se zjarri në makinë nisi nga brenda, por ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.
Trupi i viktimës është dërguar në departamentin e mjekësisë ligjore, ndërsa pritet ti bëhet autopsia, e cila do të përcaktojë se kuj i përket trupi i djegur brenda makinës.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com











