Athinë, përplasje mes policisë dhe
anarkistëve,‘rindezje e luftës’

Athinë, përplasje mes policisë dhe<br />anarkistëve,‘rindezje e luftës’
Athina është kthyer sërish në arenë përleshjesh mes anarkistëve dhe forcave të rendit. Sipas policisë greke, një grup prej rreth 100 anarkistësh që ndodheshin në brendësi të Politeknikumit, rreth orës 23:00 filluan të hedhin kokteil molotov dhe gurë kundër forcave të policisë.

Autoritetet thonë se kane ndaluar dy persona lidhur me ngjarjen. Prej përleshjeve janë dëmtuar disa automjete dhe vitrina dyqanesh. 


Situata e tensionuar në zonën e “Eksarkias” ka zgjatur deri rreth orës 4 të mëngjesit, në këtë zonë gjenden disa prej organizatave anarkiste te qytetit. Në vazhdim protestuesit janë larguar nga zona dhe situata i është kthyer normalitetit.  

Mediat e shtetit fqinj flasin për një rindezje të "luftës" mes anarkistëve dhe forcave të rendit gjatë muajve të ardhshme.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni