Një 19-vjeçar është arrestuar në Athinë pasi gjatë një kontrolli në banesë iu gjetën 39 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Fillimisht i riu u ndalua në lagjen "Patisia" nga skuadra DIAS pasi iu gjetën me vete 280 gram marijuane. Më pas policia ushtroi kontroll në banesë, duke i gjetur dhe sekuestruar 34 pako me 38 kg 280 gram marijuane dhe 1 peshore elektronike dhe 3 telefona celulare.
19-vjeçari shqiptar u arrestua dhe do të përballet me akuzat e posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Komento